Arra e Kokosit: Zonja e Shëndetit të Shkëlqyer

1.9k 0

Nëna Natyrë është jashtëzakonisht bujare me njerëzit edhe pse ata sillen keq. Ajo na ka ofruar një shportë të madhe me fruta dhe perime që na e pasurojnë jetën dhe shëndetin me vitamina, minerale dhe ushqyes që na japin një jetë të gjatë. Një frut në veçanti – arra e kokosit – është kaq e pasur me vlera sa mban epitetin “pema e jetës”. 

Arra e Kokosit nuk ka qenë aq popullore në Shqipëri, por tanimë mund ta gjeni në çdo dyqan ose treg. Arra e Kokosit është një produkt importi. Fermerët shqiptarë po kultivojnë madje edhe kivi, por asnjëri pre tyre nuk ia ka vënë sytë Arrës së Kokosit. Nëpër tregje mund të gjeni vaj kokosi ose qumësht kokosi apo edhe produkte bukurie të pasura me ekstrakte kokosi.

Ndërsa restorantet shqipëtare po përdorin me bollëk një sërë përbërësish me bazë kokosi siç janë vaji, qumështi apo edhe mielli. Arra e Kokosit është një ushqim funksional i pasur me vitamina, minerale dhe fibër, shtyllat kryesore për të pasur një shëndet perfekt.

Breza të tërë që e kanë kultivuar e kanë quajtur Arrën e Kokosit “Shëruesja e të Gjitha Sëmundjeve” dhe e përpinin këtë frut çdo ditë. Ndonëse ushqyerja e këtyre qytetërimeve ishte e pasur me yndyrna të ngopura, simptoma si diabeti, kanceri, sëmundjet e zemrës ishin të padëgjuara.

Vaji i Arrës së Kokosit në veçanti ka aftësi mbrojtëse nga viruset, bakteret, infeksionet, kanceri, tiroidja, sëmundjet e trurit dhe të zemrës, zbukuron lëkurën dhe djeg yndyrnat. Ndonëse në thelb, vaji i Arrës së Kokosit është një yndyrë e ngopur, ajo është plot e përplot me vlera shëndetësore dhe nuk rrit kolesterolin, lufton obezitetin, sëmundjet e zemrës dhe bën mrekullira.

Vlerat fantastike të Arrës së Kokosit

Mbështet shëndetin e sistemit imunitar: lufton virozat, bakteret, mykun dhe parazitet. Është një burim natyral i energjisë së shpejtë dhe përmirëson performancat fizike.

Përmirëson tretjen dhe përthithjen e ushqyesve, vitaminave dhe mineraleve, por edhe sekrecionet e insulinës dhe simptomat e shoqëruara nga diabeti.

Ul rrezikun e sëmundjeve të zemrës dhe rregullon kolesterolin e mirë dhe riparon dhe mbështet funksionet e tiroides, ndihmon veshkat, parandalon sëmundjet dhe infeksionet e fshikëzës. Ndihmon me rënien në peshë dhe ruan lëkurën dhe flokët të shëndetshme, i jep lëkurës një pamje rinore, parandalon rrudhat, varjen e lëkurës, njollat e lëkurës dhe e mbron atë nga dielli.

Arra e Kokosit në kuzhinë

Përdorimet dhe vlerat e Arrës së Kokosit vazhdojnë të na befasojnë sidomos në kuzhinë. Avantazhet shëndetësore të saj dhe nivelet e ulëta të glicemisë e bëjnë Arrën e Kokosit perfekte për të zëvëndësuar kremrat, gjalpin, sheqerin e përpunuar dhe miellin. Më poshtë do të gjeni një listë produktesh që mund të zëvëndësoni me Arrën e Kokosit dhe të pregatisni ushqime për të lëpirë gishtat

Mielli i Arrës së Kokosit

Mielli i Arrës së Kokosit është praktikisht frut i tharë në formë pluhuri pa gluten, me pak karbohidrate, shumë fibër dhe ëshë ideal për pjekje.

Qumështi & Kremi i Arrës së Kokosit

Qumështi i Arrës së Kokosit përgatitet duke përzier copëzat e freskëta të frutit të bardhë me ujë deri sa të bëhen në një masë konstante dhe më pas duke e kulluar në një napë. Lëngu kremoz i trashë që do të dalë prej andej quhet qumësht arre kokosi dhe përdoret në gatim. Kremi nga ana tjetër është qumështi pa ujin e plotë. Është më i trashë dhe më si brumë. Të njëjtin mund ta përdorni për recetat tuaja kremoze.

Sheqeri i Arrës së Kokosit

Sheqeri i Arrës së Kokosit nxirret nga gonxhja e lules së arrës në formën e një lëngu të ëmbël të ngjashëm me shijen e sheqerit të kafenjtë me pak nuancë karameli, por me plot vitamina, minerale dhe amino acide. Sheqeri i Arrës së Kokosit mund të përdoret nga ata që vuajnë nga diabeti dhe nga njerëzit e tjerë që duan të heqin dorë nga sheqeri i përpunuar.

Arra e Kokosit nuk rresht kurrë së befasuari. Ajo i jep shije dhe shëndet jetës sonë sido që ta konsumojmë. Më në fund ajo po merr respektin që meriton./AgroWeb.org