Produktet Natyrale Bimore Për Flokët Gjatë Verës

509 0

Natyra na ka dhënë një sërë burimesh fantastike që mund t’i japin flokut forcë dhe shkëlqim pa qenë nevoja për të boshatisur kuletën. Ju sugjerojmë këto trajtime natyrale në kushtet e shtëpisë që mund ta bëjnë flokun tuaj të dendur, plot shkëlqim të bukur dhe të denjë për t’u mburrur me krenari.

Vaji i ullirit: Nëse përdorni pak vaj të ngrohtë ulliri dhe të masazhoni flokun do ta bëni atë më të plotë dhe të fortë. Masazhoni flokun me vaj ulliri për 20-30 minuta dhe më pas shpëlajeni ose mund ta mbani gjatë gjithë natës, zgjedhja është e juaja. Sidoqoftë në këtë mënyrë do të keni flokë të butë dhe të bukur. Vaji i ullirit përmban acide yndyrore që janë të mira për flokun ndaj një masazh i rregullt është tërësisht i rekomandueshëm.

Aloe Vera: Kjo bimë e pasur me protein dhe vitaminë E është fantastike për flokë të dendur. Përdorni xhel aloe vera për të masazhuar skalpin. Mbajeni të njomë për një orë dhe më pas shpërlajeni me ujë të ngrohtë. Në këtë mënyrë do të jeni flokë të ushqyer mirë. Një tjetër maskë e sugjeruar është ajo me aloe vera me vezë që jep rezultate të shkëlqyeshme tek flokët.

Fara e trëndelinës: Hidhni dy deri në tre lugë fara trëndelinash në ujë dhe mbajini për 8 deri në 10 orë. Lëngun hidheni në një mikser dhe përzijeni me vaj ananasi. Masazhoni kokën me këtë pastë që ushqen skalpin e thatë dhe parandalon rënien e flokëve dhe më pas shpërlajeni. Ky kombinim ndihmon me rritjen e flokëve dhe lufton zbokthin.

Vaji i ananasit: Është një nga vajrat më të përdorur për masazhin e flokut. Është i pasur me proteina që zbusin dëmet e shkaktuar tek flokët dhe u jep atyre shëndet. Masazhet e flokëve me vaj të ngrohtë ananasi dhe përbërësish të tjerë i bën flokët më të dendur. Madje nëse i masazhoni flokët me vaj ananasi para larjes do të rrisë cilësinë dhe sasinë e tyre.

Vajrat esencialë: Flokët ushqehen më mirë nëse bëni masazhe me vajra esencialë të livandos, rozmarinës, jasminës etj përpara së të flini. Këto vajra luftojnë strensin dhe ankthin dhe e bëjnë flokun të ndihet më mirë. Stresi është një nga arsyet për rënien dhe hollimin e flokëve ndaj vajrat esencialë bëjnë mrekullira.

Maskë flokësh në kushtet e shtëpisë

Për ta ushqyer flokun më mirë, ju nevojitet një maskë natyrale. Vezët, bananet dhe avokado janë elementë fantastikë për flokët sepse janë të pasura me vitamina dhe protein të cilat e forcojnë flokun dhe parandalojnë rënien e tij.

AgroWeb.org ju sugjeron maskat e mëposhtme:

Maska me vezë: Vezët janë një aleat i fortë për të përmbushur nevojat për proteinë të flokëve tuaj. Vezët janë të pasura me protein dhe lipide që rrisin flokët dhe u japin atyre forcë, shkëlqim dhe bukuri. Merrni dy kokrra vezë dhe rrihini mirë. Lyeni flokun e thatë dhe mbajini me vezë për gjysëm ore dhe më pas shpërlajeni me ujë të ngrohtë.

Nëse dëshironi mund të përdorni dy vezë, aloe vera dhe vaj ulliri si maskë të shëndetshme me shumë vlera. Kjo maskë duhet përdorur për 3-4 herë në javë që të keni flokë të bukur dhe të dendur.

Maska me avokado: Avokado është një frut tropikal i pasur me vitamina A, B dhe E. Ky frut është një ushqyes i mirë për lëkurën dhe flokun, sidomos atë të thatin dhe të dëmtuarin. Avokado pasuron flokun dhe skalpin dhe ju jep flokë për t’u pasur zili.

Përzieni bananen dhe avokadon dhe përdoren pastën për masazh. Mbajeni për 30 minuta dhe më pas lajeni flokun. Përdorni një zbutës flokësh me bazë bimore. Këtë maskë mund ta përdorni një ose dy herë në javë. Rezultatet do t’ju befasojnë. Avokadot mund të përdoren me vaj ulliri, vaj kokosi ose vezë për flokë më të plotë dhe të dendur.

Lëngu dhe tuli i portokallit: Portokallet janë një burim i mirë vitaminash që funksiojnë më së miri për flokët e dendur. Qëroni një portokall. Tulin përdoreni për të masazhuar flokun dhe kryesisht rrënjët. Pas 20-25 minutash lajeni ose shpërlajeni flokun dhe do të keni një pamje të bukur flokësh me aromë portokalli. Nëse e praktikoni rregullisht, kjo maskë do ju japë flokë të dendur në pak muaj.

Hani shëndetshëm, Jetoni të shëndetshëm

Një dietë e shëndetshme është thelbësore për flokun. Duhen vitamina, protein dhe disa yndyrna për të rritur flokun, për t’i dhënë atij dendësi, shkëlqim dhe bukuri. Vezët, pula, peshku, barishtet, portokallet që janë të pasura me vitamina dhe proteina duhet të jenë patjetër pjesë e dietës suaj. Ushqimet e pasura me vitaminë B si kosi dhe orizi i kafenjtë duhen konsumuar rregullisht për të përmirësuar cilësinë dhe sasinë e flokut.

Jini të lumtur! Stresi, presioni, pakënaqësitë e jetës kanë një ndikim të fortë në shëndetin e flokëve tuaj. Merreni jetën me sportivitet, jini pozitivë dhe të kënaqur dhe do të shihni ndryshimin tek floku juaj që do të jetë më i bukur se më parë.