Festa e Mandarinës Xarrë, Sarandë

699 0

Keni dëgjuar për mollët e Korçës, patatet e Kukësit, ullinjtë e Beratit?

Të mendoni që këto janë vetëm disa prej produkteve vendase me të cilat mburremi.

Ne ju sugjerojmë mandarinat e Xarrës!

Ku dhe Kur?

E ku ka më mirë së një festë e madhe dhe e hareshme që promovon produktet e shkëlqyera vendase! Mos humbisni Festën e Përvitshme të Mandarinës në Xarrë, që organizohet këtë fundjavë, nën kujdesin dhe mbështetjen e USAID dhe AAC-Lushnja.

Të gjithë mund të marrin pjesë, jo vetëm për të shijuar mandarinat e freskëta e plot aromë, por edhe për të mbledhur agrumet e për të shijuar veprimtari të tjera agro-turizmi, së bashku me fermerët dhe agrobizneset.