Romaneska, Perimja e Re e Fermave Shqiptare

985 0

Romaneska është një nga perimet me interesante që mund të gjesh në treg.

Ajo bie menjëherë në sy për shkak të formës dhe kurorës krejt jashtë të zakonshmes, e megjithatë ka shumë konsumatorë që hezitojnë ta përfshijnë në ushqimet e tyre të përditshme.

Romaneska i përngjan shumë brokolit dhe lulelakrës, por ngjan me një lule të mirëfilltë.

Kjo perime gjendet kryesisht në Itali, por së fundmi ka zbarkuar edhe në tregjet e Shqipërisë. Në treg, Romaneska ka një çmim mesatar prej 400 lekë për kilogram.

Ajo është një nga perimet më të shijshme por edhe me paraqitjen më të veçantë që do të gjeni ndonjëherë.

Disa ferma me numër të konsiderueshëm hektarësh në vend po e kultivojnë me sukses duke lëvruar kryesisht tregun e huaj me këtë prodhim.

Me shtimin e kultivimit dhe prodhimit, shumë shpejt do të gjeni edhe në tregun tuaj Romaneskën Shqiptare.

Më poshtë do të gjeni disa prej vlerave të saj të renditura nga AgroWeb.org.

Përmirëson qarkullimin e gjakut – Romaneska është një perime e pasur me hekur, një mineral që rrit prodhimin e qelizave të kuqe të gjakut.

Kjo nënkupton se organizmi furnizohet me më shumë oksigjen dhe ushqyes.

Përmirëson funksionet e trurit – Rritja e qarkullimit të gjakut është thelbësore për funksionet e trurit.

Sa më shumë oksigjen dhe ushqyes të shkojnë në tru, aq më të shëndetshme dhe më të shpejta do të jenë funksionet e tij.

Lufton infeksionet – Antioksidantët, vitaminat dhe mineralet tek kjo perime ndihmojnë oganizmin të luftojë infeksionet dhe sëmundjet.

Përmirëson tretjen – Në të njëjtën mënyrë si brokoli dhe lulelakra, edhe perimja Romaneska është e mbushur me fibra të dobishme që përmirësojnë tretjen.

Ul kolesterolin dhe sheqernat – Falë pranisë së fibrave, Romaneska arrin të ulë nivelin e kolesterolit dhe mban sheqernat nën kontroll.

Forcon zemrën – Falë hekurit, vitaminës K, acideve yndyrore Omega 3 dhe vitaminave të kompleksit B, zemra do të jetë e fortë dhe shëndetplotë.

Largon radikalet e lira – Fibra dhe antioksidantët në këtë perime shërbejnë si mburojë kundër radikaleve të lira, të cilat shkaktojnë probleme të rënda shëndetësore.

Si ta gatuani Romaneskën

Kjo perime është shumëpërdorimëshe si brokoli dhe lulelakra.

AgroWeb.org do të ndajë me ju disa nga sugjerimet e panumërta për gatimin e Romaneskës.

Atë mund ta kavërdisni thjesht me pak vaj ulliri, hudhër, ose gjalpë. Ky i fundit i jep tufave të Romaneskës një shije fantastike, ndërsa hudhra e plotëson në çdo detaj.

Mund ta gatuani me avull dhe ta spërkatni me pak uthull dhe vaj ulliri. Mund ta përzieni me brokolin dhe lulelakrën në gatimet me djathë, makarona, pulë ose çdo gatim tjetër.

Mund të jini më krijues dhe ta kombinoni me spinaqin, lakrën dhe perime të tjera. /AgroWeb.org