Përse Duhet Të Shkëputeni Nga Rutina Juaj E Përditshme Dhe Të Shijoni Diçka Të Re

319 0

Sa herë që vjen fundjava dhe koha premton të jetë plot diell dhe ngrohtësi vjeshtore, vendimi ideal është që të largoheni nga zhurmat e qytetit. Një udhëtim i shkurtër i cili ndryshon rutinën tuaj duke krijuar ndjësinë e aventurës për të përjetuar diçka krejt të re.

Në këtë artikull AgroWeb.org ju tregon për një vend që duket se ka dalë nga librat pasi ngjan porsi një përrallë. E fshehur mes kodrave të Ishmit dhe e rrethuar nga pylli më magjepsës i cili tani është veshur me ngjyrat e bukura të sitnës, Kantina Duka është pikërisht aty ku duhet të shkoni me të dashurit tuaj.

Sapo të futeni në rrugën gjarpëroshe ajri fillon e ndryshon dhe ju mbështjell një qetësi pasi jeni të izoluar nga çdo gjë stresuese. Më pas nisni të shihni copëza të vreshtave të cilat do të zbuloni që shtrihen përgjatë kodrinave deri sa prekin liqenin në fund të luginës.

Këto vreshta mund t’i shëtisni bashkë me guidën e kantinës që shpjegon edhe veçantitë e të gjithë procesit të prodhimit të verërave më të shijshme që do të provoni. Plot fakte interesante, ky tur është organizuar që çdo person të përjetojë plotësisht eksperiencën fantastike që lidhet me krijimin e ‘pijes së perëndive’.

Pasi të jeni kënaqur me pamjen mbresëlënëse të vreshtave dhe të keni parë qilarin ku vjetërohen verërat për të arritur cilësinë më të lartë, keni një tejtër secret për të zbuluar. Kantina Duka, ka menduar që turizmin e jashtëm ta kombinojnë edhe me veçantitë e kulinarisë sa tradicionale dhe modrne.

Në restorantin e saj kjo kantinë ofron pjta nga më të ndryshmet të cilat përveç shijes që është e garantuar, janë edhe të cilësisë më të mirë. Pasi vera unike duhet të shoqërohet me ushqimin e duhur. Nga sallatat e freskëta të cilat ruajnë shijen e stinës përmes frutave, tek mishi i pjekur në prush me aromën e tij perfekte dhe deri tek ëmbëlsirat e traditës të cilat nuk mund tí lini paprovuar.

Ama ajo që i shndërron këto pjata në një ekperiencë të mrekullueshme është vera. Kantina Duka ka menduar me kujdes mënyrën si të krijojë kombinimet e duhura për të kaluar në një tjetër nivel procesin e shijimit të verës.

Në këtë kantinë ju do të provoni verën Cabernet Sauvignon me aromën e manushaqeve dhe shijen e thatë e cila i dhuron një tjetër delikatesë pjatave të mishit të viçit apo atyre me shpendë të egër. E dyta zgjedhje është Merloti i kthejllëte me ngjyrën e ndezur të rubinit, i cili vjen i përzierë me aromën e boronicave dhe manaferrave duke i dhënë komplet një shije unike mishit të prushit, specialitet i stafit të kuzhinës së kësaj kantine. Dhe për nuk mund të lëmë pa përmendur edhe Tempranillon me ngjyrën e thellë të vjollcës i cili shoqëron bukur pastat e shumëllojshme dhe perimet e furrës.

Një eksperiencë vertetë unike nuk mund të përmbyllet ndryshe se me një udhëtim përgjatë liqenit me ujin më të kthjellët dhe gjelbërimin i cili reflekton qetësi dhe paqe.

Nëse nuk e dini se çfarë të bëni këtë fundjavë, me plot siguri ju sugjerojmë që Kantina Duka do t’ju dhurojë plot kënaqësi./AgroWeb.org