Konstituohet Komisioni për Vlerësimin e Masave për Importet

349 0

Në Ministrinë e Zhvillimit Ekonomik, Turizmit, Tregtisë dhe Sipërmarrjes u zhvillua të hënën takimi i parë i Komisionit për Vlerësimin e Masave për Importet.

Ky komision, në bazë të vendimit të Këshillit të Ministrave drejtohet nga ministrja Milva Ekonomi dhe në përbërje të tij janë përfaqësues nga ministria e Bujqësisë, ministria e Jashtme, Unioni i Dhomave të Tregtisë dhe Industrisë, si dhe përfaqësues të Doganave.

Takimi i parë shërbeu për konstituimin e këtij komisioni dhe për caktimin e datës dhe axhendës për mbledhjen e ardhshme, që do të jetë e fokusuar në problematika të veçanta që lidhen me eksport/importin.

Komisioni ka si qëllim të adresojë gjithë problematikat që hasen në fushën e eksport/importeve mes vendit tone dhe vendeve të tjera si dhe marrjen e masave mbrojtëse për industrinë prodhuese vendase nga praktikat e pandershme të tregtisë ndërkombëtare me anë të importeve të dumpuara apo të subvencionuara, si edhe në rast importi të produkteve në sasi të mëdha.

Komisioni është ngritur në bazë të ligjit “Për masat mbrojtëse në importe” dhe të ligjit “Për masat antidumping dhe kundërbalancuese”. Në këtë komision gjithashtu do diskutohen dhe analizohen mundësitë për të iniciuar marrëveshje të reja të tregtisë së lirë me vende të tjera. Burimi: ATSH