Albania Mania

458 0

Shqipëri Mania? Mos mendoni keq. Bëhet fjalë për një mani pozitive të të huajve për një udhëtim përgjatë shijes shqiptare dhe gatimeve me produkte organike. Pikërisht kështu titullohet artikulli i publikuar së fundmi në portalin Modern Farmer, ku Shqipëri cilësohet si një arenë kulinarie e rrallë në llojin e saj me një tërësi shijesh të kuzhinës artizanale si një përrallë për të gjithë ata që ëndërrojnë ushqimin organik tradicional.

Më vjen keq por, nuk do të gjeni menu të veçanta për të shijuar produktet e zonës apo produktet organike, shkruan gazetari Tyler LeBlanc. Kjo, sepse do ta keni shumë të vështirë të gjeni në këtë vend prej 28 mijë km2, produkte që të mos jetë rritur organikisht në zonën përkatëse siç të serviren në menu. E pozicionuar mes Greqisë Veriore, Kosovës, Maqedonisë, maleve të Malit të Zi dhe ujrave të ngrohtë të Deteve Jon dhe Adriatik, Shqipëria është e vogël por ashpërsisht krenare me histori, gjuhë dhe kuzhinë unike, e cila ka një ndikim të fortë të kuzhinës Italiane dhe turke, por gjithsesi pagabueshmërisht shqiptare.

Shqipëria është e vogël por ashpërsisht krenare me histori, gjuhë dhe kuzhinë unike, pagabueshmërisht shqiptare

Nga rrushi tek specat, dhitë, peshku dhe dhentë, ushqimi shqiptar është i gjithi me përbërës të freksët me receta ‘provo dhe beso’ që do t’ju lenë pa mend se sa i shijshëm mund të jetë një ushqim i gatuar thjeshtë.
Duke nisur nga Kryeqyteti, Tirana e duke rrugëtuar në drejtim të Juglindjes përgjatë Maleve të dizenjuara nga pyjet do të gjeni perime të bollshme, djathëra e mish qingji. Ndërsa jeni pranë bregut, në drejtim të kufirit verior të Greqisë, pushtetin e ushqimit e ka peshku. Kallamari, Krapi e Levreku janë ushqim i zakonshëm përgjatë gjithë bregut, siç janë edhe Makaronat dhe Picat (Italia është vetëm 80 km larg nga Jugperëndimi i vendit)

Çfarë përmban një shije tipike e gatimit shiptar? Si fillim: Me shumë gjasë do të uleni në një tryezë me dru masiv lisi, me pamje nga ujrat blu në të jeshiltë të Detit Jon nën nuhatjen e një arome të fortë sherebele të egër. Më pas, tryeza do t’ju mbushet me salca, bukë dhe sallatë tipike të Europës Juglindore – një tas i mbushur me copa domatesh të freskëta, kastravec, djath të kripur dhe ullij. Pjata kryesore do të jetë qingj i pjekur, shoq&eueuml;ruar me pjata të mbushura me perime të pjekura ose peshk i plotë me një porcion të bollshëm Byreku (një gatim brumi i shijshëm vendas me spinaq dhe mish të grirë). Së fundmi, ofruar me bujari, është koha për një gotë raki – një pije e fortë alkolike rrushi, një tretës organik, mënyra e preferuar për të përmbyllur një gosti shqiptare.

Më pas, përmes rrugëtimit nga Ferma e Sotirës në Gërmenj e më tej në në Korçë, nga Berati në Butrint e deri në Gjirokastër gazetari përshkruan mikpritjen në qytetetet e lashta shqiptare me kështjella të shekullit të 12-të e shtëpi të shekullit të 18-të. Teksa flet për shijet e gatimeve të midhjeve e peshkut, djathërave dhe salcave tradicionale, gazetari përfundon rrëfimin me gatimet tradicionale të qifqive, qofteve me oriz të Gjirokastrës, të cilën e quan, një pjatë për të mos u humbur, shoqëruar me verën më të njohur shqiptare Shesh i Zi, një gotë, mbase edhe tri.

*Artikulli origjinal publikuar në Modern Farmer