Lavandula Kundër Dhimbjeve të Kokës dhe Ankthit

441 0

Dhimbjet e kokës janë një nga dhimbjet më të përhapura në mbarë njerëzimin. Çdo njeri vuan nga të paktën një lloj dhimbje e kokës. Ankthi gjithashtu është një problem shëndetësor që prek shumë njerëz në botë.

Këto probleme mund të trajtohen me medikamente nga më të ndryshmet, por shpesh rezultati përfundimtar është më i rrezikshëm se problemi fillestar. Efektet anësore të medikamenteve janë nga më të ndryshmit. Pija e ftohtë freskuese me lavandula është një nga mënyrat më të shijshme dhe natyrale për të trajtuar dhimbjen e kokës dhe ankthin.

Nëse e përfshini lavandulën në pijen freskuese tuaj të preferuar, atëherë trupi juaj do të furnizohet me shumë vlera të rëndësishme dhe me një aromë ndjellëse që kënaq shqisat. Lulet apo ekstraktet e lavandulës sjellin efekte të shkëlqyer, të fuqishëm dhe të paharrueshëm, të paktën për ata që i kanë provuar.

Lavandula ka një strukturë kimike mjaft komplekse me 150 pjesë përbërëse të cilat luftojnë fuqishëm mykun, inflamacionin, bakteret, radikalet e lira, mikrobet etj. Këto përbërës e bëjnë lavandulën një anti-depresiv detoksifikues dhe qetësues ideal.

Të dhënat e kërkimeve të AgroWeb.org tregojnë se vaji i livandos zbut ankthin dhe ul rrahjet e zemrës te nxënësit që i ka kapluar ankthi i provimeve. Nëse ai përdoret në ambientet spitalore, livando ul stresin e shkaktuar para operacionit dhe është më qetësues se një masazh i mirëfilltë.

Vaji esencial i livandos ndihmon kundër pagjumësisë, dhimbjeve të lindjes, dhimbjeve të kokës pas pirjes së tepruar të alkoolit, bllokimeve të sinozitit dhe depresionit. Livando është përdorur tradicionalisht prej shekujsh pikërisht për shkak të këtyre efekteve qetësuese.

Shembujt e mëposhtëm të renditur nga AgroWeb.org janë marrë nga gjetjet e studimeve klinike mbi terapinë me lavandula.

1. Terapia e aromave me lavandula (me ose pa masazh) ul perceptimin e dhimbjes dhe nevojën për analgjezikë te fëmijët dhe të rriturit.

2. Njerëzit që janë në kontakt me vajin esencial të lavandulës për të paktën tre minuta ndihen më të qetë. Ndërkohë që nivelet e ankthit ulen, humori dhe vëmendja përmirësohet ndjeshëm.

3. Studimet kanë treguar se terapitë me vaj lavandule janë të dobishme edhe tek pacientët në zonën e reanimacionit. Kjo gjetje u zbulua tek pacientët që iu nënshtrohuan të paktën 1 seance aromatike me 1% vaj livandoje. Në trajtimin e parë, studiuesit vunë re një ndikim domethënës në uljen e niveleve të ankthit. 

4. Një studim tjetër zbuloi se përkatja e zyrave me vaj esencial lavandule përmirëson humorin e njerëzve që punojnë së bashku dhe ul stresin. Studimi u krye në disa zyra spitalore dhe zbuloi se 85% e pjesëmarrëve pranonin ndikimin përmirësues të vajit të livandos në ambientin e punës. 

Më poshtë do të gjeni metodën e duhur për përgatitjen e pijes freskuese me lavandula dhe disa prej vlerave të saj shëndetësore.

Përbërësit:

• 21 gramë me lavandula të thatë dhe organike ose një pikë vaji esencial.
• 6 limonë të qëruar dhe të shtrydhur
• 1 filxhan me mjaltë puro
• 5 gota me ujë
• Degë lavandule për zbukurim

Udhëzimet:

Zijeni gjysmën e ujit në një tenxhere. Shtoni mjaltin dhe lavandulën e thatë. Lërini të qëndrojnë së bashku për 20 minuta. Kullojeni lëngun dhe hidheni në një enë të madhe. Më pas, shtoni lëngun e limonit dhe pjesën e mbetur të ujit dhe përzijeni. Pijen freskuese futeni në frigorifer dhe mund ta konsumoni brenda 4-5 ditëve.

Livandon mund ta përdorni edhe në mënyra të tjera për të përmirësuar shëndetin tuaj.
• Shtoni 2 pika me lavandula në 24 ml të një vaji organik të papërpunuar dhe përgatisni një vaj trupi që do të qetësojë trurin, largojë insektet, përshpejtojë gjumin dhe ushqejë lëkurën.
• Shtoni 5-6 pika me vaj esencial lavandule në vaskë dhe do të keni një lëkurë të hidratuar.
• Për heqjen e stresit, spërkatni ambientin tuaj me 10-12 pika lavandula./AgroWeb.org