Metoda Praktike e Ujitjes së Bimëve Gjatë Verës

822 0

Ujitja me pika përmes shisheve plastike, por edhe me shishe qelqi me kapak është një metodë efektive për ujitjen e bimëve që ul kostot dhe redukton kohën që shpenzoni. Kjo metodë ujitjeje falë një rrjeti të lirë, lejon ujitjen e ngadaltë të rrënjëve të bimëve, pa e keqpërdorur atë.

Ujitja me pika ofron një furnizim të qëndrueshëm me ujë të bimëve për një periudhë të caktuar kohe, që garanton lulëzimin e pandërprerë të bimëve gjatë stinës së nxehtë të verës.

Nëse keni mbjellë bimë të ndryshme në kopshtin apo ballkonin tuaj, ju mund të krijoni sistemin tuaj vetjak të ujitjes me pika me një ose disa shishe plastike, apo materiale të tjera, mjafton të kenë kapak. AgroWeb.org ju siguron se krijimi i një sistemi të tillë nuk rëndon buxhetin tuaj dhe ju ndihmon në misionin e riciklimit.

Merrni një shishe 2 litërshe me kapak. Hapni disa vrima në kapakun e shishes, duke përdorur një gozhdë të vogël dhe çekiç. Pasi keni krijuar vrimat e duhura vendoseni sërish kapakun në shishe

• Numri i vrimave të krijuara në kapak varet nga rrjedha e dëshiruar e ujit. Sa më shumë vrima të ketë kapaku, aq më shpejt do të rrjedhë uji.
• Përmasat e vrimës kontribuojnë në rrjedhjen e ujit. Një vrimë e vogël e bën ujin të rrjedhë ngadalë, ndërsa vrima të mëdha e përshpejtojnë ujitjen me pika. Sigurohuni që vrimat nuk janë shumë të vogla, sepse përndryshe ato do të bllokohen lehtë dhe do të ndalojnë rrjedhjen e ujit.

Prijeni shishen në pjesën e poshtme (2.5 centimetra) me një thikë të mprehtë. Në këtë mënyrë do ta transformoni shishen në një hinkë dhe do të lejoni mbushjen e saj me ujë në mënyrë më të lehtë.

Gërmoni një vrimë pranë bimës ose bimëve tuaja, mjaftueshëm të thellë sa të fusni shishen deri në gjysmë. Vendoseni shishen në vrimë kokëposhtë. Sigurohuni që pjesa e hapur e shishes të qëndrojë mbi sipërfaqe dhe të mos mbulohet me dhe’. Mbrojeni shishen dhe krijoni balancën e duhur duke përdorur disa guralecë.

Mbusheni shishen me ujë. Pjesën e prerë të saj futeni brenda shishes dhe lëreni të lundrojë në ujë në mënyrë që të pengojë bllokimin e kapakut nga mbetjet e ndryshme. Më pas lëreni instrumentin e ri të kryejë funksionin dhe të sigurohet që bimëve nuk do t’u mungojë uji. Mbusheni shishen përsëri kur bima të ketë përthithur ujin./AgroWeb.org