Produktet Bio dhe Tendenca e Konsumatorëve Shqiptarë

910 0

Të ushqehesh bio është respekti më i mirë që mund t’i kushtojmë vetes! Ashtu siç nëna natyrë i ka krijuar, produktet Bio të ofrojnë një shije origjinale dhe cilësi të mirë jetese. Ato janë pa hormone dhe pa kimikate.

Vlerësohen si produktet më elitare dhe më ushqyeset për shëndetin dhe trupin e njeriut. Ndaj dhe jo më kot këto produkte janë ndër më të kërkuarat në tregun ndërkombëtar ashtu si edhe në atë shqiptar. Në Shqipëri, tregu i produkteve bio po gjallërohet ndjeshëm, por të pakta janë rastet e produkteve të sigurta organike, të vulosura me certifikatën e vërtetë të cilësisë.

Konsumimi i produkteve bio ndikon në mirëqenien dhe jetëgjatësinë e njeriut ndërsa mundëson përthithjen më të mirë nga organizmi të vitaminave dhe mineraleve natyrale që ato përbajnë. Mes dilemës së konsumatorëve a janë të sigurta e të certifikuara apo jo, në Shqipëri, disa dyqane po përpiqen të shënojnë emrin e tyre me tregtimin e produkteve organike, ende në pritje të suksesit.

Cilësia natyrale dhe garantimi i kësaj cilësie është thelbësore në përbërjen e produkteve Bio. Është pikërisht, certifikata e cilësisë ajo që bën dallimin mes produkteve bio apo jo.

Të pyetur nga AgroWeb.org specialistë të rrjetit të supermarketeve EcoMarket, një nga supermarketet në Shqipëri që ofron një kënd të posaçëm në tregtimin e produkteve bio tregojnë për rëndësinë e certifikimit dhe seriozitetin që ata i kushtojnë ofrimit të këtyre produkteve.

“Cilësia e tyre është e garantuar nga specialistë dhe organizatat përkatëse. Krahas kësaj, prodhimi i këtyre produkteve bëhet në kushtet optimale duke respektuar dhe ambjentin. EcoMarket së fundmi ka zgjeruar gamën e ofruar me rreth 100 produkte bio nga më të ndryshmet dhe me cilësi të garantuar evropiane” shprehen specialistët e EcoMarket, të cilët janë vazhdimisht në kërkim të produkteve të reja bio duke sjellë risi në tregun shqiptar.

Tendencat e Konsumatorëve Shqiptarë

Nga një vëzhgim i AgroWeb.org në këndin bio të rrjetit të supermarketeve EcoMarket, tendenca e konsumatorëve për të blerë produktet e ekspozuara aty është e lartë. Perveç produkteve tradicionale si makaronat apo mielli bio, në raftet e këtij këndi gjenden produkte nga më të veçantat si fara kërpi apo miell qiqrash, miell kokosi ideal për pjekje pa gluten dhe me përqindjen më të lartë të fibrave nga çdo miell tjetër.

Kush vlerëson të konsumojë shëndetshëm i njeh mirë këto produkte. Një nga më të kërkuarit dhe më cilësorët është qumështi i bajameve, i cili ka një sasi shumë të lartë proteinash të cilat mbulojnë një pjesë të rëndësishme të nevojave ditore. Ky qumësht mund të kombinohet shumë mirë me fruta dhe me drithëra për një super mëngjes të shëndetshëm. Por nga ana tjetër, shumë të ushqyeshëm janë dhe smoothie-t e përgatitura me fruta, fara chia si dhe qumësht kokosi. Mund të shtohet dhe mjalti me shafran apo me mastiha, të gjitha këto ndodhen në raftin e këtij supermarketi.

Në rafte ndodhen edhe vajra esenciale, bimorë dhe kurativë shumë të rëndësishëm për organizmin, lëkurën dhe trupin. Vajra të veçantë si vaj avokado, vaj i farave të kungullit, vaj i farave të rrushit, vaj susami të cilët shërbejne për uljen e kolesterolit si dhe një burim energjie për trupin.

Nga ana tjetër, specialistët e EcoMarket tregojnë se një përdorim shumë të gjerë ka zënë dhe kripa e himalajave, sidomos nga njerëzit që kanë probleme me veshkat apo me stomakun. Kjo kripë, e vlerësuar si më e shëndetshmja gjendet e imët dhe e trashë në një paketim të madh, e përshtatshme për përdorim të përgjithshëm.

Me sa shihet edhe nga vëzhgimi i AgroWeb.org, klientët përgjithësisht u drejtohen një sërë produkteve të ndryshme që ofrohen në këndin bio duke nisur nga orizi, makaronat, thjerrëzat, salca e domateve, gjalpi i kikirikut, reçeli, çokollatat etj çka dhe dëshmon se tendenca e konsumatorëve shqiptare është duke u orientuar fortë drejt konsumimit të ushqimit të mirë./AgroWeb.org

 

*Shkrimi i mësipërm është mundësuar përmes partneritetit të programit SmartCapital për zhvillimin e sektorit të bujqësisë dhe sipërmarrjeve në Shqipëri.