Hap Dyert Festivali Ndërkombëtar Mjedisor

302 0

Je një i apasionuar i natyrës dhe një fans i kinemasë? Nëse po, atëherë Festivali Ndërkombëtar i Filmit Mjedisor është pikërisht vendi që ju bën t’i takoni këto dy pasione të mëdha. Festivali, i cili çeli siparin fundjavën që kaloi në Tiranë e që do të vijojë përgjatë të gjithë javës (17-23 Maj), do të paraqesë një program të larmishëm, ku përveç shijes së filmave të mirë do të ofrojë pikëpamje të ndryshme mbi çështjet mjedisore globale dhe lokale.

23 filma prestigjozë nga Franca, Kanadaja, Italia, Spanja, Zvicra, Suedia dhe Meksika; shumë prej të cilëve kanë konkuruar në festivale të mirënjohura botërore si ai i Kanës, do të shfaqen në kinematë e Shkodrës, Vlorës, Elbasanit, Përmetit, Korçës dhe Pukës, ndërkohë që në Tiranë do të shfaqen në ambjentet e Piramidës.

Por, padyshim një pjesë e rëndësishme e Festivalit do të jenë dhe filmat shqiptarë, të cilat do të pasqyrojnë më shumë faktorët që kërcënojnë mjedisin tonë, të tilla si ndotja e ujit, cilësia e ajrit, biodiversiteti si dhe mbeturinat e ngurta.

 

 Filmi “Mbro Mjedisin, Mbro Jetën” është një nga filmat shqiptarë pjesmarrës në Festival.

Një risi tjetër për këtë edicion do të jenë dhe dy kategori të reja filmash: shkolla dhe laboratori, ku në seksionin e shkollës synohet të nxitet krijimtaria dhe ndërgjegjësimi për nxënësit në shkolla si dhe të sigurohet një dritare për krijimet e tyre. Ndërsa seksioni i laboratorit është ndërtuar në mënyrë të tillë që të frymëzojë kineastët e rinj të Ballkanit për të prodhuar dhe shfaqur filma, të cilët nuk kanë patur mundësi që t’i shfaqin më parë për publikun.

Siç dhe ka treguar tradita e dy edicioneve të mëparshme, Festivali pritet të shoqërohet nga debate, jo vetëm sepse filmat që do të shfaqen kanë një tematikë shumë të fortë, por edhe sepse në fund të fundit tregon se si e veten tonë, duke trajtuar mjedisin.

Por edhe për faktin se filmat janë një mënyrë e shkëlqyer për t’i frymëzuar njerëzit dhe për t’i mobilizuar që të veprojnë, pasi në filma ashtu si edhe në jetën reale duhet të lësh gjurmë, edhe pasi ndizen dritat.

Dhe në rastin e filmave të mjedisit, kjo merr akoma më shumë vlerë, pasi mjedisi duhet të shihet me prioritet, sepse në fund ata që e paguajnë faturën e ndotjes mjedisore, janë fëmijët dhe gjeneratat e ardhshme.

Në gjashtë ditët e tij, Festivali i cili po zhvillohet në kuadër të javës së Europës nën mbështetjen e Bashkimit Evropian dhe Ministrisë së Mjedisit, do t’iu hapë një dritare mbi çështjet e mjedisit me histori rajonale dhe lokale, konflikte, drama por gjithashtu edhe momente që do t’iu shkaktojë edhe të qeshura.

Por në fund, mesazhi që këto filma dhe ky Festival kërkon të transmetojë &eumeuml;shtë rëndësia e mbrojtjes dhe ruajtjes së ambjentit, sepse vetëm kështu mund të dhurojmë këtë pasuri të madhe që quhet mjedis.

 

Për më shumë informacion shihni programin