Produktet që Largojnë Stresin e Dimrit

592 0

Me largimin e stinës së Dimrit, jo vetëm natyra kërkon ripërtëritje. Trupi i njeriut, me ardhjen e pranverës kërkon të largojë rëndesën që i ka lënë stina e ftohtë, stresin e ditëve gri, plogështinë e mungesën e diellit. Nëse e ndjeni veten shumë të lodhur, keni rrahje të çrregullta të zemrës apo pagjumësi, ka një element përgjegjës; magnezi, një mineral i domosdoshëm për çdo organ të trupit të njeriut.
Këtë mineral jetësor e gjejmë në ushqime të ndryshme përfshirë perimet dhe drithërat. Zakonisht, femrat kanë nevojë për 310 deri në 320 miligram magnez në ditë për të ruajtur funksionet e plota të trupit. Kur femrat janë shtatzëna, doza e magnezit duhet të rritet në 400 miligramë. Nëse këto doza janë të ulëta atëherë pasojat janë të mëdha. Simptomat e mungesës së magnezit janë zakonisht të njëjta, si për meshkujt ashtu edhe për femrat:

1. Rrahje të çrregullta të zemrës
2. Dobësi dhe shtrëngime
3. Lodhje dhe përgjumje
4. Stres dhe ankth
5. Çrregullime të gjumit
6. Dhimbje koke dhe migrenë
7. Depresion dhe luhatje të humorit
8. Dobësim të kockave
9. Dëmtim të metabolizmit
10. Të përzjera dhe probleme me tretjen

Mungesa e magnezit shkakton dëme të mëdha në stomak. Ata që vuajnë nga këto simptoma duhet të pregatiten për diare, të vjella dhe shtrëngime në aparatin tretës. Magnezi ndihmon në përçimin e mesazheve mes nervave. Nëse ke mungesë magnezi do të përjetosh ndjesi si mpirje ose dhimbje të forta.

Kontraktimi i muskujve është gjithashtu një simptomë e mungesës së magnezit që çon në çrregullim të rrahjeve të zemrës, dobësi dhe spazma. Ndryshimet në personalitet janë gjithashtu një pasojë e mungesës së magnezit. Acarime, konfuzion, ankthi, irritimi e të tjera vijnë si pasojë e dozave të uëlta të magnezit. Nëse trupi nuk merr dozën e mjaftueshme të magnezit domosdoshmërisht do të vuajë nga nivele të ulëta të kalciumit dhe potasit. Kjo rezulton në problem me veshkat, rënie në peshë, depresion, humbje të kujtesës, probleme me tretjen, dobësi dhe lodhje.

Lexoni më poshtë një listë të përgatitur nga AgroWeb me produktet e pasura me magnez që duhet t’i përfshini në ushqimin tuaj, menjëherë.

1. Farat e kungullit
2. Gjethet e lakrave të egra dhe spinaqi janë ushqime plot me minerale dhe vitamina, të domosdoshme për trupin. Mos u kurseni!
3. Arrat dhe bajamet
4. Drithërat integrale
5. Kosi i bardhë
6. Rrushi i thatë dhe frutat e thata
7. Avokado
8. Bananet
9. Peshku – Skumbri, Salmon, Ton

Mjekët dhe shkencëtarët e përshkruajnë magnezin si një mrekulli për trupin e njeriut ndaj duhet të kujdeseni të merrni dozat e duhura të këtij minerali kaq thelbësor./AgroWeb.org/