Rikthehen Përmbytjet Pranë Shkodrës

291 0

Qarku i Shkodrës është prekur sërish nga përmbytjet. Gjatë natës, mësohet se janë përmbytur 700 ha tokë bujqësore në Ana Mal, si pasojë e rreshjeve dhe shkarkimeve nga Kaskada e Drinit.

Burime nga Drejtoria e Përgjithshme e Emergjencave Civile, pohojnë për AgroWeb se ka pasur një shkarkim prej 200 m kub në sekondë plus kapacitetin maksimal ne punë. Sipas tyre, "Faza kritike vjen kur shkarkimet shkojnë në mbi 1 mijë metër kub për sekondë.”

“Fakti që ka prezencë uji në 50 ha nuk konsiderohet emergjencë sepse banorët e Obotit e kanë këtë situatë në mënyrë të vazhdueshme. Ato toka nuk janë të mbjella ose nuk lejohet të mbillen me kultura dimërore”, pohojnë ata të pyetur nga AgroWeb.

Kjo gjendje ka shkaktuar bllokimin e rrugës që lidh Obotin me Muriqanin, duke e bërë të pakalueshme. Ndërkohë, situata ngelet më e vështirë në në Goricë, pasi uji është afruar shumë pranë banesave. Banorët e zonës pohuan se gjatë natës ka pasur shkarkime nga Kaskada e Drinit dhe kjo konfirmohet për mediat nga zoti Bushati i Emergjencave Civile.

Situatë kritike paraqitet edhe në Malin e Zi, ku si pasojë e përmbytjeve ka një gjendje të emergjencës civile.

Gjatë natës, mësohet se janë përmbytur 700 ha tokë bujqësore në Ana Mal

Ndërkohë, nesër në fshatin Daragjat, Dajç në bregun e lumit Buna, Ministri i Bujqësisë, Edmond Panariti do të inspektojë punimet për riparimin e argjinaturës që rrezikon të thyhet për shkak të reshjeve dhe shkarkimeve të Hidrocentralit të Vaut të Dejës. Me një fond prej 17 milion të reja do bëhet riparimi në gjatësiné 70 ml, njofton Ministria e Bujqësisë./AgroWeb.org/