Kombinimi i një fruti si Shega me Aloe Vera është një nga kurat më të fuqishme që natyra ofron.
Vlerat e këtij bashkimi janë të rralla pasi fuqitë e kombinuara arrijnë të shërojnë organizmin.
Kohët e fundit lëngu i kombinuar i të dyjave ka fituar mjaft vëmendje dhe popullaritet në mesin e njerëzve që kujdesen mirë për shëndetin e tyre.
Sipas kërkimeve të AgroWeb.org, lëngu e shegës me Aloe Vera përmban sasinë maksimale të antioksidantëve të cilat shumëfishohen nga kombinimi i lëngut fantastik.
Lëngu i Shegës me Aloe Vera përmirëson shëndetin e zemrës
Kombinimi ka një ndikim të jashtëzakonshëm në shëndetin e njeriut, por kur vjen puna tek zemra ai është i mrekullueshëm.
Lëngu i shegës zvogëlon zhvillimin e arteriosklerozës, që është një nga shkaktarët kryesorë të sëmundjeve të zemrës.
Ai ul rrezikun e bllokimit të arterieve që pengon qarkullimin e gjakut në zemër dhe në tru. AgroWeb.org ju tregon se lëngu i shegës e mbron zemrën nga bllokime të padëshirueshme. Ai ul nivelin e kolesterolit të keq dhe rrit nivelin e atij të mirë.
Kombinim kundër plakjes së organizmit
Shega dhe aloe ndihmojnë në ngadalësimin e proçesit të plakjes duke zvogëluar rrudhat. Lëngu i shegës me aloe gjithashtu ndihmon në rigjenerimin e qelizave të lëkurës. Gjithashtu parandalon pigmentimin e tepërt dhe shfaqjen e njollave në lëkurë.
Lëngu i Aloe Vera mban nën kontroll sheqerin në gjak
Dëshironi të ulni nivelin e sheqerit në gjak? Mjafton të pini rregullisht lëng aloe vera në sasi të kufizuara ditore. Kështu do të keni më pak luhatje të insulinës në organizëm. Lajm i mirë për njerëzit që vuajnë nga diabeti dhe ata që duan të mbajnë nën kontroll nivelet e glicemisë.
Si ta përgatisni lëngun e Shegës me Aloe Vera?
Pritini gjethet sa më pranë pjesës kryesore të bimës. Gjethet ndahen në gjysmë sipas gjatësisë. Sigurohuni ta keni hequr cipën nga gjethet, pasi cipa e jashtme është e rëndë për stomakun.
Pjesët e xhelit që keni përftuar i vendosni në mikser dhe i punoni derisa të merrni lëngun e aloes. AgroWeb.org ju këshillon ta filtroni lëngun që ta pastroni nga çdo fibër e tepërt që mund t’iu ketë kaluar.
Shtoni lëngun e dy shegëve të shtrydhura. Përzijini së bashku dhe shijojini.
Duhet të keni parasysh që vetëm 10 gramë në ditë nga xheli i Aloe Verës keni nevojë të kombinoni me lëngun e shegës. Kjo është edhe sasia e rekomanduar ditore, shega nuk është problem, por Aloe mund të rëndojë tretjen./AgroWeb.org
Lini një Përgjigje