A e keni përjetuar ndonjëherë ndjesinë sikur zemra do t’ju dalë nga kraharori?
Po ndjesinë e zemrës që sikur resht së rrahuri për një sekondë?
Ajo për të cilën po flasim në këtë artikull ka të bëjë me rrahjet e shpeshta dhe të çrregullta të zemrës, një fenomen që zgjat krejt pak, por që mund të ndodhë shpesh, jo vetëm kur jeni në lëvizje, por edhe kur jeni ulur, shtrirë ose duke qëndruar në heshtje.
Lajmi i mirë është që jo të gjitha rastet e rrahjeve të shpeshta të zemrës janë një tregues i një problem shëndetësor që ka prekur këtë organ.
Ndonjëherë, rrahjet e shpeshta të zemrës shkaktohen nga situatat kur zemra sforcohet nga stresi, sëmundjet, dehidratimi ose aktiviteti fizik. Shkaqe të tjera të rrahjeve të shpeshta të zemrës përfshijnë:
- Shtatëzania
- Përdorimi i tepruar i kafeinës
- Simptoma të tjera mjekësore
- Marrja e ilaçeve
- Duhani dhe produktet e tij
Vazhdoni të lexoni këtë artikull të AgroWeb.org dhe mësoni për pesë mënyrat më të mira se si mund të mbani nën kontroll rrahjet e çrregullta dhe të shpejta të zemrës në kushtet e shtëpisë, ose kur ju duhet të vizitoni një mjek, dhe mbi të gjitha për pasjen e një zemre të shëndetshme.
1. Provoni teknikat e vetëqetësimit
Stresi mund të shkaktojë ose përkeqësojë rrahjet e çrregullta të zemrës. Stresi dhe ekzaltimi i tepërt mund të rrisin nivelet e adrenalinës. Menaxhimi i stresit nëpërmjet vetë-qetësimit ju vjen në ndihmë.
Provoni të qëndroni ulur me këmbë të kryqëzuara dhe merrni frymë ngadalë me hundë dhe nxirreni nëpërmjet gojës. Përsëriteni këtë ushtrim disa herë deri sa të ndiheni më të qetë.
2. Ushtrimet për stimujt nervorë
Nervi vagus luan një sërë funksionesh përfshirë atë të ndërlidhjes së trurit me zemrën.
Ushtrimet që kanë të bëjnë me këtë nerv e stimulojnë atë dhe ndihmojnë në rregullimin e rrahjeve të zemrës. Stimujt nervorë mund t’i bëni në shtëpi, por së pari duhet të merrni mendimin e mjekut.
Bëni një dush të ftohtë. Shpëlajeni fytyrën me ujë të ftohtë ose vendosni mbi të një peshqir të lagur me ujë të ftohtë apo një kompresë për 20-30 sekonda. Shoku i të ftohtit ndihmon në stimulimin e këtij nervi.
3. Pini ujë
Dehidratimi mund të shkaktojë rrahje të çrregullta të zemrës, sepse gjaku përmban ujë dhe kur jeni të dehidratuar, gjaku trashet më shumë. Sa më i trashë gjaku, aq më fort duhet të punojë zemra ta dërgojë atë nëper vena.
Pulsi shtohet dhe rrahjet janë më të çrregullta dhe më të shpejta. Nëse e ndieni një gjë të tillë, pini një gotë me ujë. Nëse vini re se urina ka një ngjyrë të verdhë të errët, atëherë pini më shumë ujë për të shmangur rrahjet e shpeshta të zemrës.
4. Riktheni ekuilibrat e elektroliteve
Elektrolitet ndihmojnë në transmetimin e sinjaleve në të gjithë trupin. Disa prej elektroliteve që i bëjnë mirë zemrës janë: Kaliumi, Kalciumi, Magnezi. Shumica e këtyre elektroliteve merren më mirë nëpërmjet ushqimit.
Avokado, banania, patatja e ëmbël dhe spinaqi janë burime shumë të mira të kaliumit. Nëse dëshironi të rrisni dozën e kalciumit, konsumoni më shumë barishte me ngjyrë të gjelbër dhe produkte bulmeti.
Barishtet së bashku me arrorët dhe peshkun janë një burim i shkëlqyer i magnezit. Kujdes me kripën. Shumë njerëz marrin më shumë kripë nëpërmjet ushqimeve të paketuara, produkteve të mishit dhe ushqimeve të shpejta.
5. Shmangni stimuluesit
Zemra është e ndjeshme ndaj substancave të ndryshme.
Pijet dhe ushqimet me kafeinë
Disa ilaçe kundër të ftohtit dhe kollës
Ilaçet kundër oreksit
Ilaçet kundër sëmundjeve mendore
Ilaçet kundër tensionit të lartë të gjakut.
Këto janë gjërat nga të cilat duhet të hiqni dorë ose të konsumoni më pak, nëse dëshironi që zemra të rrahë siç duhet./AgroWeb.org
Lini një Përgjigje