Fasulet e Kuqe dhe Të Zeza, Vlerat Më Të Mira Për Zemrën

3.6k 0

Fasulet janë një një nga dhuratat më të mira të natyrës për njeriun.

Ato kanë një profil të shëndetshëm ushqimor dhe përmbajnë shumë proteina.

Nëse dikur përçmoheshin si ushqimi i të varfërve, sot lakmohen më shumë, falë vlerave të rëndësishme shëndetësore.

Shumica e këtyre bishtajoreve të rëndësishme ofrojnë vlera të ngjashme.

Në këtë artikull të AgroWeb.org do t’ju njohim me vlerat më të mira të fasuleve të kuqe dhe të zeza.

Fasulet e Zeza

Këto kokrra me ngjyrë të errët janë një burim i jashtëzakonshëm proteine.

Ato përmbajnë fibër, antioksidantë, vitamina dhe minerale.

Fasulet e zeza mbrojnë organizmin nga inflamacioni, sëmundjet e zemrës, mbipesha, diabeti dhe qelizat e dëmshme.

Fasulet e zeza përmbajnë shumë fitoushqyes dhe flavonoidë që ndihmojnë kundër kolesterolit dhe inflamacionit.

Ushqyesit e tyre përmirësojnë shëndetin kardiovaskular.

Fasulet e zeza përmbajnë shumë fibër të tretshme që parandalon atakun në zemër dhe hemoragjinë cerebrale.

Falë fibrës, fasulet e zeza ndihmojnë në parandalimin e ngrënies së tepërt dhe si rrjedhojë mbipeshës.

Fasulet e zeza përmbajnë shumë antioksidantë ndaj janë të dobishme kundër qelizave të dëmshme.

Fasulet e zeza janë burimi më i pasur i antioksidantëve mes bishtajoreve.

Fasulet e kuqe

Fasulet e kuqe janë një burim i shkëlqyer i fibrës dietike.

Ato përmirësojnë tretjen dhe funksionin e zorrëve duke parandaluar konstipacionin.

Fasulet e kuqe janë plot me ushqyes të nevojshëm për bakteret e mira.

Ato përmbajnë pak yndyrë dhe shumë proteinë e si rrjedhojë ulin kolesterolin.

Fasulet e kuqe përmbajnë kalçium, magnez dhe kalium.

Këto tre minerale janë kryesorë për mbajtjen nën kontroll të tensionit të gjakut.

Falë përmbajtjes së lartë të fibrës, fasulet e kuqe janë ideale për rënien në peshë.

Ato shuajnë urinë dhe ju mbajnë të ngopur për shumë kohë.

Fasulet e kuqe janë të dobishme edhe kundër diabetit të tipit 2.

Fibra ngadalëson ritmet e çlirimit të glukozës në gjak dhe parandalon sekretimin e insulinës.

 

Fasulet e kuqe janë të pasura me antioksidantë që parandalojnë dëmet e shkaktuara nga radikalet e lira.

Sipas ekspertëve të AgroWeb.org, fasulet e kuqe janë të dytat në mesin e bishtajoreve të tjera për sa i përket nivelit dhe larmisë së antioksidantëve.

Fasulet e kuqe dhe ato të zeza mund të përfshihen në receta të ndryshme.

Ato mund të serviren si pjatë kryesore njësoj si fasulet e zakonshme, si garniturë ose sallata të ndryshme./AgroWeb.org

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.