Kombinimi i ullinjve dhe portokalleve në një sallatë të thjeshtë e të shpejtë është fantastik jo vetëm për shijen e mrekullueshme por për bashkimin e vlerave ushqyese gjithashtu.
Një sallatë ideale dimërore, me dy nga përbërësit më të fuqishëm të natyrës, e pasur me vlera shëndetësore dhe ideale për të shoqëruar gatime të ndryshme në vaktet e drekës apo darkës.
Ullinjtë dhe portokallet sallatë mund të konsumohen edhe si një pjatë e vetme nëse dëshironi një vakt të lehtë e të shëndetshëm.
Më poshtë AgroWeb.org u sugjeron përgatitjen e sallatës me ullinj e portokalle krejt lehtë në shtëpi.
Përgatitja e Recetës Për Sallatë me Ullinj e Portokalle
Përbërësit
- Një tas mesatar me ullinj (varieteti sipas dëshirës)
- Një kokërr portokalle
- Kripë
- Majdanoz
- Piper
- Vaj ulliri
- Uthull balsamike (sipas preferencës)
- Një kokërr qepë e vogë ose presh (vetëm pjesa e bardhë)
Përgatitja
Pastroni ullinjtë me ujë të rrjedhshëm, hidhini në një pjatë apo tas mesatar qelqi.
Prisni portokallet në feta të holla dhe shtojini tek ullinjtë.
Në tas të vogël shtoni dy tre lugë vaj ulliri, pak kripë, majdanozin e grirë hollë dhe disa pika uthull balsamike nëse preferoni.
Përzjejini përmes një piruni për disa sekonda dhe shtojeni ngadalë duke spërkatur ullinjtë dhe portokallet.
Vlerat Shëndetësore të Sallatës me Ullinj
Vërtetë me pak përbërës por vlerat e ullinjve dhe portokalleve shumëfishohen kur kombinohen bashkë.
Portokalli ndihmon në përthithjen e vitaminës C dhe ndihmon në shumë procese të detoksifikimit rrjedhimisht duke e bërë sistemin imunitar më të fortë. Portokalli ka aftësinë të qetësojë muskujt.
Kjo ndihmon qarkullimin, përmirëson tretjen dhe lehtëson simptomat e konstipacionit.
Nga ana tjetër, portokalli shërben si diuretic, duke stimuluar sistemin limfatik dhe duke nxjerrë të gjitha toksinat jashtë organizmit.
Portokallet janë përdorur kundër kollës dhe të ftohtit, por edhe gjatë ritualeve të ndryshme të pastrimit të organizmit.
Nga ana tjëtr, ullinjtë vijnë në shumë forma, madhësi dhe ngjyra. Por vlerat e tyre të shkëlqyera janë të padiskutueshme tek çdo varietet.
Një filxhan me ullinj plotëson 17% të nevojës ditore për fibër, e nevojshme për mirëfunksionimin e aparatit tretës.
Gjithashtu, një filxhan me ullinj plotëson 10 përqind të nevojës ditore për vitaminë A e cila është e domosdoshme për shëndetin e syve./AgroWeb.org
Lini një Përgjigje