Ullinj, Presh Dhe Speca Djegës – Sallata E Shëndetit Të Mirë

697 0

Një sallatë e shijshme, e lehtë dhe fantastike në vlera ushqyese.

Përgatitet brenda një kohe shumë të shkurtër dhe është ideale për të shoqëruar gatime të ndryshme në vaktet e drekës apo darkës.

Sallata me ullinj është pa dyshim ndër traditat më të vjetra të kuzhinës shqiptare, e marinuar me përbërës të ndryshëm, erza apo edhe perime shija e saj është përherë e mrekullueshme.

AgroWeb.org ju sugjeron më poshtë përgatitjen e kësaj sallate krejt lehtë në shtëpi.

Sallata me Ullinj, Presh dhe Speca Djegës

Përbërësit

(Sasia e përbërësve përzgjidhet sipas preferencës)

Ullinj

Presh

Speca djegës

Vaj ulliri

Lëng limoni

Përgatitja

Pastroni ullinjtë me ujë të rrjedhshëm, hidhini në një pjatë apo tas mesatar qelqi.

Prisni preshin në feta të holla dhe shtojini tek ullinjtë.

Në tas të vogël shtoni dy tre lugë vaj ulliri, pak kripë, lëng limoni dhe spec djegës sipas preferencës.

Përzjejini përmes një piruni për disa sekonda dhe shtojeni ngadalë duke spërkatur sallatën me ullinj dhe presh.

Vlerat Shëndetësore të Sallatës me Ullinj

Vërtetë një sallatë me pak përbërës por vlerat e ullinjve, specave djegës dhe preshit shumëfishohen kur kombinohen bashkë.

Specat djegës janë plot me ushqyes, vitamina dhe minerale. Ato përmbajnë vitaminë D që mbron organizmin nga shumë sëmundje dhe dobësia e kockave.

Në një racion prej 100 gramësh të preshit, gjenden 61 kalori, 1.5 gr proteinë, 0.3 gr yndyrna, 14.1 gr karbohidrate, 1.8 gr fibër dietike dhe 3.9 gr sheqerna.

Mineralet si kalcium, hekur, fosfor, kalium, magnez, sodium, zink, bakër, mangan dhe selenium, gjenden gjithashtu tek preshi.

Nga ana tjetër, ullinjtë vijnë në shumë forma, madhësi dhe ngjyra. Por vlerat e tyre të shkëlqyera janë të padiskutueshme tek çdo varietet.

Një filxhan me ullinj plotëson 17% të nevojës ditore për fibër, e nevojshme për mirëfunksionimin e aparatit tretës.

Gjithashtu, një filxhan me ullinj plotëson 10 përqind të nevojës ditore për vitaminë A e cila është e domosdoshme për shëndetin e syve./AgroWeb.org

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.