Lidhja Mes Sëmundjeve Gjenetike Të Zemrës Dhe Jetesës Së Shëndetshme

497 0

Artikuj të shumtë kanë trajtuar çështjen e personave me histori të njohur në familje për sëmundjet e zemrës dhe trashëgimit të tyre.

Ekspertët kanë dalë në përfundimin se këto lloj sëmundjesh gjenetike mund të parandalohen.

Mënyra se si, përqendrohet vetëm tek jetesa e shëndetshme.

Një jetë aktive, sipas të dhënave të AgroWeb.org, mund të uli deri në gjysmë, rrezikun për sëmundjet e zemrës.

Dhe kjo sipas tyre, ndodh pavarësisht nivelit të lartë të trashëgimisë gjenetike.

Gjenetika sigurisht që ka dhe ndikimin më të madh në organizmin e një personi.

Ata që kanë histori të sëmundjeve të zemrës janë dyfish të rrezikuar nga shfaqja e një problemi kardiovaskular.

Por kjo nuk do të thotë që njerëzit që nuk kanë sëmundje të zemrës në historinë mjekësore të familjes së tyre, janë të sigurt.

Jetesa e shëndetshme ka një ndikim shumë të fuqishëm, dhe sipas ekspertëve gati eliminon rrezikun gjenetik që i kanoset këtyre personave.

Mjekë të ndryshëm, tregojnë që jetesa e shëndetshme përfshin tre nga katër faktorët e mëposhtëm:

Lënia e duhanit

Mos pirja e duhanit, bën të mundur që gjaku të ketë më shumë oksigjen, duke qenë se mushkëritë arrijnë të kryejnë procesin e tyre më mirë.

Një tjetër pasojë pozitive është dhe pastrimi i trupit nga helmet.

Mëlçia është organi i vetëm që merret me grumbullimin e helmeve që futen në organizëm.

Kur një person lë duhanin, puna e saj lehtësohet dukshëm.

Pesha e duhur e llogaritur në lidhje me moshën dhe gjatësinë e personit

Një nga problemet kryesore të personave që vuajnë nga sëmundjet e zemrës, janë pikërisht yndyrat e tepërta.

Sipas ekspertëve, persona me sëmundje të tilla, kanë të trashëguar dhe mbipeshën.

Kur një person nuk është në peshën e tij të duhur, rreth organeve jetësore krijohet një shtresë yndyrash të ngurtësuara, që vështirësojnë çdo proces.

Aktiviteti fizik të paktën një herë në javë

Jeta sedentare është shkaku kryesor i shumë problemeve me shëndetin.

Për personat me probleme të trashëguara të zemrës, ajo kthehet në një rrezik.

Të dhënat ku bazohet dhe AgroWeb.org, sugjerojnë që një person duhet të eci minimalisht pesë kilometra në ditë.

Ndërsa të paktën njëherë në ditë trupit i nevojitet që të ketë një aktivitet pak më intensiv.

Konsumimi i ushqimeve të shëndetshme në mënyrë të balancuar

Lista e ushqimeve të ndaluara për personat që vuajnë nga sëmundjet e zemrës është e pafundme.

Por nga ana tjetër mundësitë për të pasur një dietë të plotësuar me të gjithë vlerat e nevojshme, në ditët e sotme është më se e mundur.

Është e kuptueshme që gjenetika dhe rutina e jetesës së përditshme luajnë një rol kryesor në prekjen nga sëmundjet e zemrës.

Por është inkurajuese që të dini se ka disa hapa të cilat mund t’i ndiqni për të ulur dukshëm rrezikun ndaj këtij faktori./AgroWeb.org

 

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.