Ja Sa Qindra Milionë Euro Taksa Paguajnë Shqiptarët Për Mjedisin – A Është Ajri Më I Pastër?

378 0

Taksa për mjedisin në Shqipëri është rritur me disa përqind duke rënduar xhepat e taksapaguesve shqiptarë.

Sipas të dhënave zyrtare të INSTAT, të cilave i referohet AgroWeb.org nga viti 2015 taksat që përfshihen për mjedisin është me 8,64 % çka ka ndikuar edhe në rritjen drastike të të ardhurave që mblidhen nga kjo taksë.

380 milionë euro në vit nga taksapaguesit shqiptarë shkojnë për mjedisin

Konkretisht, shqiptarët kanë paguar në vitin 2016, 48 miliardë lekë apo rreth 380 milionë euro (1 euro=126 lekë) si taksa të dedikuara për mjedisin. Shifra bëhet e ditur nga një raport i fundit i Institutit të Statistikave lidhur me taksat e mjedisit.

Sipas këtij raporti, publikuar nga Monitor taksat e mbledhura në këtë grup pësuan rritje me rritje me 8,64 % krahasuar me vitin 2015, ndikuar kjo kryesisht nga rritja e të ardhurave nga taksat e transportit.

“Nga struktura e të ardhurave të taksave mjedisore për vitin 2016, taksat e energjisë zënë pjesën më të madhe të të ardhurave me 51,36 %, të shoqëruar nga taksat e transportit 44,67 %, taksat e ndotjes me 3,93 % dhe taksat e burimeve natyrore me 0,03 %” vlerëson INSTAT.

I njëjti raport detajon se në vitin 2016, krahasuar më një vit më parë, të ardhurat nga taksat e transportit janë rritur me 10,84 %, të ardhurat nga taksat e energjisë dhe taksat e ndotjes janë rritur me 7,05 % dhe 5,49 %, ndërkohë të ardhurat nga taksat e burimeve natyrore janë ulur me 14,33 %.

“Në 2016, pesha e të ardhurave nga taksat mjedisore ndaj PBB është 3,24 %, duke pësuar një rritje me 0,17 %, krahasuar me 2015.

Të ardhurat nga taksat mjedisore, në vitin 2016, përbëjnë 12,92 % të totalit të të ardhurave tatimore dhe kontributeve shoqërore duke pësuar një rritje me 0,07 % krahasuar me 2015” thuhet në njoftimin e INSTAT.

Por a po shkojnë këto taksa për një mjedis më të pastër dhe një Shqipëri më të gjelbër?

Ndotja e ajrit në Shqipëri

Rreth 2,120 njerëz humbën jetën në 2016 në Shqipëri për shkak të ndotjes së ajrit, trefishin e vitit 2013.

Shifrat e treguesve të ndotjes së ajrit në Shqipëri mbeten ndër më të lartat në Europë, sipas një raporti të kohëve të fundit mbi cilësinë e ajrit nga Agjencia Evropiane e Mjedisit.

Tirana kryeson listën e qytetit përsa i përket ndotjes së ajrit në Shqipëri, duke tejkaluar kufijtë e BE deri në dy herë, por qyteti i dytë më i ndotur çuditërisht është Korça, qyteti më i madh në juglindje të Shqipërisë, ndotja e të cilit është kryesisht sezonale për shkak të djegies masive të druve të zjarrit për ngrohje në shtëpi gjatë dimrit, kjo sipas një raporti të Agjencisë Kombëtare të Mjedisit të Shqipërisë./AgroWeb.org

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.