Kundër Rrudhave në Qafë – Metodat Natyrale që Funksionojnë Vërtetë

4k 0

Rrudhat e qafës mund të shkaktojnë parehati dhe probleme në paraqitjen e jashtme të një gruaje.

Metodat për zbutjen e këtyre rrudhave janë të panumërta, por kurat e mëposhtme që sjell AgroWeb.org janë krejt natyrale dhe pa efekte anësore.

7 Kura Natyrale Për Rrudhat E Qafës

Avokado

Avokadot kanë aftësi shtrënguese dhe zbardhuese për lëkurën.

Përveç se do të zbusë rrudhat, avokado do ta bëjë lëkurën të pastër dhe të butë.

AgroWeb.org ju kueshillon të përzieni avokadon me mjaltë dhe qumësht dhe maskën vendoseni në fytyrë dhe qafë.

Masazhet vajore

Çdo natë masazhojeni qafën me vaj të arrës së kokosit ose vaj ulliri.

Aplikimi i rregullt i këtyre vajrave do të zbusë ndjeshëm praninë e rrudhave dhe do ta ushqejë këtë zonë.

Kura Me Kos

Lyejeni qafën me kos rregullisht.

AgroWeb.org ju kujton se kosi është i pasur me antioksidantë dhe ka aftësi anti-bakteriale falë të cilave do të korrë sukses në zbutjen e rrudhave në mbi një javë.

E Bardha E Vezës

Rriheni të bardhën e vezës dhe aplikojeni më një pambuk në të gjithë zonën e qafës.

Lëreni maskën për 15-20 minuta dhe do të vëreni ndryshime në paraqitjen e rruhave në qafë.

Kura Me Xhelin E Aloe Verës

Xheli i aloe veras është shumë efikas kundër rrudhave dhe mund të japë rezultate të mrekullueshme.

AgroWeb.org ju udhëzon të aplikoni në qafë xhelin e kësaj bime rregullisht dhe do të habiteni nga rezultatet.

Kura Me Lëngun E Patates

Lëngu i patateve është mik i lëkurës.

Përdorni lëng të freskët dhe vendoseni në lëkurën e qafës.

Mbajeni maskën për 20 minuta dhe më pas shpëlajeni.

Nëse keni njolla në qafë, shtoni edhe pak lëng limoni.

Kura Me Qumësht

Qumështu ka efekt ushqyes për lëkurën.

Atë mund ta përzieni me pak mjaltë dhe të lyeni qafën rregullisht jo vetëm për të hequr rrudhat por edhe për të pasur një lëkurë të butë e rinore/AgroWeb.org

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.