Tensioni i Lartë i Gjakut – Si Ndikohet nga Temperatura e Shtëpisë

1.5k 0

Jetesa në një shtëpi të ftohtë mesa duket mund të jetë një faktor rreziku për tensionin e lartë të gjakut.

Këtë e konfirmon një studim britanik, të cilit i referohet AgroWeb.org, mbi rolin e temperaturës së ambientit dhe tensionit të gjakut.

Tensioni i lartë i gjakut rrit rrezikun e shumë problemeve serioze siç është ishemia dhe ataku në zemër.

Përveç temperaturës së ambientit, faktorë të tjerë rreziku janë mosha, ushqyerja jo e shëndetshme, mbipesha, duhanpirja dhe alkoli.

Temperatura e Ambjentit Dhe Tensioni I Gjakut

Studimi i fundit i kryer nga University College London, përfshiu të dhënat mjekësore të mbi 4000 personave mbi moshën 16 vjeç.

Mjekët matën të dhënat e temperaturës së ambientit të shtëpive të pjesëmarrësve dhe vunë re ndryshime në matjet e tensionit në varësi të temperaturës.

Sipas studimit, të cilit i referohet AgroWeb.org, për çdo ulje të temperaturës me nga 1 gradë, tensioni sistolik i gjakut rritet me 0.48 mm/Hg ndërsa ai diastolik rritet me 0.45 mm/Hg.

Njerëzit që banonin në shtëpitë më të freskëta, të dhënat mesatare të tensionit sistolik ishin 13 me 8.

Njerëzit që jetonin në shtëpi më të ngrohta kishin një tension rreth  12 me 7.

A Duhet Të Marrin Mjekët Temperaturën E Ambientit Në Konsideratë?

Lidhja mes temperaturës së ambientit dhe tensionit të gjakut ishte më e fortë tek pjesëmarrësit të cilët nuk kryenin aktivitet të rregullt fizik.

Studimi besohet të shpjegojë se ka  sigurisht edhe arsye të tjera që duhen marrë në konsideratë në trajtimin e rasteve në rritje të tensionit të lartë.

Në muajt e dimrit në veçanti, temperatura e mjediseve të brendshme duhet vendosur me kujdes, sidomos në momentet e diagnostifikimit dhe trajtimit.

Mjekët duhet të marrin në konsideratë temperaturën e mjediseve të brendshme sepse ajo mund të ndikojë në diagnostifikimin e tensionit të lartë.

Kjo do të thotë që njerëzit që jetojnë në shtëpi të freskëta dhe të ftohta mund të kenë nevojë për doza më të larta medikamentesh.

Shkencëtarët besojnë se ky studim i ri ofron prova të forta të cilat i duhen ofruar pacientëve që vuajnë nga hipertensioni./AgroWeb.org

* Ky informacion ka për qëllim të plotësojë, të mos zëvendësojë këshilla nga mjeku juaj ose ofruesi i kujdesit shëndetësor dhe nuk ka për qëllim të mbulojë të gjitha përdorimet e mundshme, masat paraprake, ndërveprimet ose efektet negative. Ky informacion mund të mos i përshtatet rrethanave tuaja specifike shëndetësore.

Burimi: U.S. National Library of Medicine

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.