Problemet që Shkaktojnë me Zemrën Acidet Yndyrore Omega 6

1.8k 0

Për vite me rradhë, shkencëtarët kanë dhënë mesazhe të qarta kundër yndyrnave.

Sipas tyre, njeriu duhet të kufizojë sasinë e yndyrnave nga burimet shtazore dhe të bulmetit dhe t’i zëvendësojë ato me yndyrna me bazë bimore.

Këtu përfshihet vaji i ullirit dhe peshku.

Yndyrnat me bazë shtazore dhe të bulmetit janë të ngopura, ndërsa ato bimore janë të pangopura.

Yndyrnat e ngopura ngjiten në enët e gjakut, i bllokojnë ato dhe shkaktojnë atak në zemër.

Megjithatë, studimet shkencore kanë zbuluar se jo të gjitha yndyrnat bimore janë të shëndetshme.

Këtu mund të përmendim acidin linoleik ose acidet yndyrore omega-6 të cilat rrisin rrezikun e vdekjes së parakohshme si pasojë e sëmundjeve të zemrës.

Omega-6 Dhe Inflamacioni

Acidet yndyrore omega-6 janë yndyrna polio-të-pangopura që gjenden tek vajrat vegjetalë, arrorët dhe farat.

Njeriu nuk duhet ta teprojë me konsumin e tyre për shkak të inflamacionit .

Studimet shkencore kanë shpjeguar se acidet yndyrore omega-6 shkaktojnë inflamacion, një problem që rrit rrezikun e sëmundjeve të zemrës.

Acidet yndyrore omega-3 nga ana tjetër kanë tendencën të eliminojnë inflamacionin.

Këto acide yndyrore gjenden tek peshqit si salmoni por edhe arrorët.

Deri më tani, Shoqata Amerikane e Zemrës rekomandon kufizime në konsumin ditor të yndyrnave të ngopura.

Sipas udhëzimeve të saj, 25 deri në 35 përqind e yndyrnave të ngopura që konsumon njeriu duhen zëvendësuar me yndyrna mono-të-pangopura që gjenden për shembull tek vaji i ullirit.

Zëvendësimi i yndyrnave të ngipura nga ushqimet si mishi, gjalpi, djathi dhe ëmbëlsirat me ushqime me bazë bimore ndihmon në arritjen e këtyre kufizimeve.

Burime të tjera që përmbajnë acidet yndyrore omega-6 janë vajrat vegjetalë, arrorët dhe farat.

Yndyrnat nuk duhen zëvendësuar kurrësesi me karbohidrate sepse kështu rritet rreziku i diabetit dhe nivelit të triglicerideve në gjak.

Rreziqe Të Tjera Nga Konsumi i Acideve Yndyrore Omega-6

Njerëzit e prekur nga ekzema, psoriaza, artriti dhe diabeti duhet të tregohen të kujdesshëm me këto acide yndyrore sepse ndërhyjnë negativisht tek përthithja e medikamenteve.

Nga ana tjetër, ngrënia e sasive të mëdha të omega-6 në vend të omega-3 mund të prishë ekuilibrat e acideve yndyrore në trup.