Koha Ideale e Zierjes së Brokolit Duke i Ruajtur Vlerat Ushqyese

9.3k 0

Pavarësisht se zierja duket si një proces i thjeshtë për të ruajtur vlerat e perimeve sipas llojit të tyre edhe ky proces ka sekretin e vet.

Një nga perimet më delikate në përgatitje është brokoli.

Kjo pasi kërkon pak kujdes gjatë përgatitjes në supa apo sallata të ndryshme.

Më poshtë do të gjeni nga AgroWeb.org disa këshilla shumë të vyera se si të zieni brokolit duke ruajtur vlerat e tyre ushqyese.

Mënyra Perfekte e Zierjes së Brokoli  

Si fillim, pastroni brokolin me ujë të rrjedhshëm, ndajeni atë në degëza, ndërsa kërcellin priteni në feta nga 1 cm.

Më pas, vendosni ujë dhe kripë në një tenxhere.

Hidhni ujë aq sa sasia e tij të mbulojë degëzat e brokolit që do shtoni më vonë.

Vendoseni tenxheren me ujë e kripë në zjarr dhe lëreni që të vlojë.

Në momentin që uji nis të vlojë shtoni aty pjesën e kërcellit të brokolit të prerë në feta, pasi kjo pjesë kërkon pak më shumë kohë të zjejë.

Lëreni të ziejë për dy minta dhe më pas shtoni degëzat e brokolit dhe lërini të gjitha bashkë të ziejnë edhe për 4-5 minuta maksimumi.

Në këtë moment, largoni përmes një luge hiqini pjesët e brokolit nga tenxherja me ujë të nxehtë dhe vendosini menjëherë në një enë me ujë të ftohtë duke i lënë për disa minuta.

Në këtë mënyrë, procesi i zjerjes së brokolit do të ndërpritet menjëherë duke ruajtur vlerat ushqyese të perimes.

Kjo mënyrë do të ruajë gjithashtu ngjyrën e bukur të gjelbër të brokolit si dhe do ruajë fortësinë e perimes duke bërë që ajo të mos jetë shumë e butë, e shpërbërë apo e qullët.

Zhytja në ujë të ftohtë

AgroWeb.org ju këshillon se largimi i menjëhershëm i brokolit nga uji i nxehtë pas zierjes dhe vedosja e tyre në ujë të ftohtë është shumë e rëndësishme për të ruajtur vlerat e brokolit por edhe shijen e duhur të tyre.

Në rastin e supave, gjithmonë degëzat e brokolit shtojini 5-6 minutat e fundit para se tenxheren ta largoni nga zjarri./AgroWeb.org