Ankthi dhe Depresioni – Efektet në Organizëm Njëjtë si Duhanpirja

2.2k 0

Depresioni dhe ankthi janë njësoj të dëmshmëm për shëndetin si duhanpirja dhe obeziteti.

Ky është konkluzioni i një studimi shkencor në Shtetet e Bashkuara mbi rreziqet fizike të këtyre problemeve mendore, të cilit i referohet AgroWeb.org.

Kjo gjetje kundërshton pretendimet e shumë shkencëtarëve dhe filozofëve se trupi dhe mendja janë dy entitete të ndara.

Ndikimi I Ankthit Dhe Depresionit I Njëjtë Me Duhanpirjen

Për katër vjet me rradhë, studimi analizoi të dhënat shëndetësore të mbi 15,000 personave të moshës 60 – 68 vjeç.

Nga të gjithë personat që kishin nivele të larta të ankthit dhe depresionit, 65% ishin më të rrezikuar nga një problem me zemrën.

64% ishin më të predispozuar të goditeshin nga ishemia, 50% nga tensioni i lartë i gjakut dhe 87% nga artriti.

Ndikimi i Ankthit Dhe Stresit 

Depresioni është një problem që prek më shumë se 300 milionë njerëz nga të gjitha grupmoshat.

E njëjta shifër vlen edhe për njerëzit që vuajnë nga çrregullime të ankthit.

Depresioni është gjithashtu një kontribues kryesor i mbi 800,000 vdekjeve të parakohshme në vit në mbarë globin.

Bimët Mjekësore që Shërojnë Ankthin dhe Stresin

Kamomili

Kamomili është një nga bimët më të lashta mjekësore që njeriu ka përdorur.

Kjo bimë është efikase kundër inflamacionit, kontraktimeve muskulare, reumatizmës, çrregullimeve të ciklit, pagjumësisë, ulçerës, çrregullimeve të sistemit tretës.

Sipas studimeve, pirja e përditshme e këtij çaji për tetë javë me rradhë luan një rol kryesor në pakësimin e simptomave të ankthit.

Kamomili është çaji më popullor në botë me një milionë filxhanë të pirë në ditë.

Lavanda

Lavanda me aromë të mirë është një kurë ideale kundër pagjumësisë, lodhjes, depresionit dhe ankthit.

Emri i bimës vjen nga Latinishtja ‘lavare’, që përkthehet “të lash.”

Këtë emër, bima e ka marrë sepse ka qenë dhe mbetet një nga bimët medicinale më të përdorura në sapunë dhe shampo.

Ajo ka efekt pastrues për trupin dhe shpirtin, madje ka ndikim të fortë në zbutjen e simptomave të ankthit.

Lulja e Pasionit apo Lule Sahati

Në fillimet e saj, Lulja e Pasionit apo Lule Sahati është përdorur për të trajtuar histerinë dhe nervozizmin.

Ekspertët e AgroWeb.org shpjegojnë se kjo lule rrit nivelet e acidit gamma aminobutyric në tru dhe rrit ndjesinë e qetësisë.

Studimet kanë treguar se pacientët që kanë marrë suplementë të lules përpara ndërhyrjes kirurgjikale kishin më pak ankth dhe zgjoheshin më qetë nga anestezia. /AgroWeb.org