Sa Kohë Aktivitet Fizik Duhet të Bëni për Një Mendje të Kthjellët

662 0

Njerëzit që kanë probleme me kujtesën, të menduarit dhe kthjelltësinë mendore duhet të ecin më shumë.

Ata duhet të kryejnë aktivitet fizik të rregullt.

Ky është konkluzioni i një studimi shkencor të Universiteti Duke në Karolinën e Veriut.

Studiuesit zbuluan se gjashtë muaj aktivitet fizik të një intensiteti mesatar zhbëjnë dëmin e shkaktuar në aftësitë  e të nxënit.

Sipas tyre, ecja në këmbë apo përdorimi i biçikletës janë aktivitete fizike të dobishme për shëndetin e trurit.

Në vetëm gjashtë muaj, aftësia e vëmendjes, sjelljes dhe organizimit përmirësohet falë këtyre aktiviteteve të lehta.

Nga ana tjetër, njerëzit që përveç aktivitetit fizik sigurohen të hanë më shumë fruta dhe perime arrijnë përfitime akoma më të mëdha.

Truri, Aktiviteti Fizik Dhe Ushqyerja E Shëndetshme.

Ekspertët janë të mendimit se një stil i shëndetshëm jetese e mbron trurin në vazhdimësi gjatë gjithë ciklit të jetës.

Gjetjet e këtij studimi janë një lajm i shkëlqyer.

Ai konfirmon që njerëzit që janë fizikisht aktivë dhe ushqehen mirë janë më të mprehtë dhe kanë një shëndet më të mirë mendor.

Një nga regjimet më të mira ushqimore përmban fruta, perime, drithëra të plota, yndyrna të pangopura,.

Ky regjim duhet të përmbajë më pak kripë, sheqer, mish dhe produkte bulmeti.

Një regjim i tillë rekomandohet edhe kundër tensionit të lartë të gjakut apo sëmundjeve të zemrës.

Aktiviteti fizik dhe ushqyerja e shëndetshme përmirësojnë qarkullimin e gjakut dhe të oksigjenit në trup dhe veçanërisht në tru.

Bazuar në këto gjetje, Shoqata Për Të Sëmurët Me Alzheimer në Shtetet e Bashkuara të Amerikës synon të ndërmarrë një studim klinik.

Ky studim synon të zbulojë rolin e aktivitetit fizik, ushqyerjes dhe angazhimit social në përmirësimin e aftësive mendore tek të sëmurët me Alzheimer.

Ekspertët besojnë se hapa të tillë mund të mbrojnë funksionet mendore tek të rriturit që rrezikohen nga këto sëmundje të rrezikshme për trurin./AgroWeb.org