Ëmbëlsirë me Petë të Pjekura dhe Sherbet Portokalli – Magjepsëse

3.7k 0

Portokallet janë një pjesë e rëndësishme e shumë recetave të gatimit në vendin tonë.

Përveç faktit që na ofrojnë një nga lëngjet më të shijshme dhe të shëndetshme, portokallet pasurojnë shumë gatime të kripura dhe të ëmbla.

Një nga kombinimet më perfekte të portokalleve është me çokollatën, thonë mjreshtrit e kulinarisë.

Megjithatë, ata gjithashtu rekomandojnë kombinimin e portokallit me vajin e ullirit në një ëmbëlsirë të veçantë, recetën e së cilës do ta gjeni këtu në AgroWeb.org.

Përbërësit e Shërbetit

  • 1 gotë e gjysmë (uji) me lëng portokalli
  • Gjysëm gote me ujë
  • 1 filxhan e gjysmë çaji me sheqer
  • Një shkop kanellë

Përbërësit e Ëmbëlsirës

  • 5 peta të gatshme brumi,
  • 4 vezë,
  • Gjysëm filxhani sheqer,
  • 1 filxhan çaji me vaj ulliri,
  • 2 lugë çaji me vanilje pluhur,
  • 220 gramë kos,
  • 2 lugë çaji me pluhur pjekjeje,
  • Lëkura e dy portokalleve të përmasave mesatare.

Përgatitja e Ëmbëlsirës

Ndizeni furrën në 120 gradë Celcius.

Piqini petët e gatshme në furrë deri sa të forcohen.

Më pas ndajini ato me dorë në copa të vogla.

Merrni një tenxhere të vogël dhe hidhni në të lëngun e portokallit, ujin, sheqerin dhe shkopin e kanellës.

Lërini të marrin një valë dhe më pas uleni temperaturën e sobës dhe lërini të ziejnë për 7 minuta.

Më pas hiqeni tenxheren nga zjarri dhe lëreni mënjanë të ftohet.

Merrni një enë të thellë dhe hidhni vezët, sheqerin, vajin e ullirit dhe vaniljen.

Rrihini së bashku deri sa të formohet shkumë në sipërfaqe.

Në një enë më të vogël përzieni kosin dhe pluhurin pjekës.

Lëreni mënjanë për 2-3 minuta dhe më pas shtojeni në masën e vezës dhe të vajit të ullirit.

Shtoni lëkurat e portokallit dhe copat e petëve të pjekura duke i përzier ngadalë por në mënyrë të njëtrajtshme.

Rriteni temperaturën e furrës në 180 gradë Celcius.

Lyejeni tepsinë me pak vaj dhe hidheni masën kremoze të ëmbëlsirës me një lugë druri.

Piqeni ëmbëlsirën për 35 deri në 40 minuta derisa sipërfaqja e saj të marrë një ngjyrë të artë e të errët.

Hiqeni tepsinë nga furra dhe hidhni sipër ëmbëlsirës shërbetin ngadalë me një lugë të madhe.

Ndani mënjanë 2-3 lugë gjelle me shërbet.

Lëreni ëmbëlsirën të qëndrojë në shërbet për 2-3 orë.

Të paktën gjysmë ore përpara servirjes futeni në frigorifer.

Ndajeni me një thikë të mprehtë në copa katrore dhe hidhni shërbetin e mbetur./AgroWeb.org

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.