Ushqimet e Skuqura të Shkurtojnë Jetën – Dëmi Që i Shkaktojnë Shëndetit

982 0

Mishi i skuqur i pulës dhe patatet e skuqura janë padyshim shumë të shijshme.

Ama konsumi i rregullt i tyre mund të jetë vdekjeprurës.

Këtë e thotë një studim i ekspertëve të Universitetit të Ajoas në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, të cilit i referohet AgroWeb.org.

Gjetjet e studimit tregojnë se personat që hanë më shumë se një racion ushqime të skuqura në javë janë tepër të rrezikuara nga sëmundjet e zemrës dhe vdekja e parakohshme. Ndikimi është më i madh te gratë.

Sipas të dhënave të AgroWeb.org, studimet e mëparshme kanë konfirmuar një lidhje të ushqimeve të skuqura me obezitetin dhe nivelin e lartë të kolesterolit.

Në studimin që zgjati nga 1993 deri në 2017 u analizuan 107,000 persona të moshave nga 50 deri në 79 vjeç.

Gjatë këtyre dekadave, 31,588 prej tyre pësuan një vdekje të parakohshme, të zemrës apo tumorale.

Ushqimet e Skuqura Rrisin Rrezikun e Sëmundjeve të Parakohshme

1/3 e pjesëmarrësve që kishin ngrënë një ose më shumë vakte me ushqime të skuqura në javë ishin obeze.

Pas analizimit të faktorëve të tjerë të rrezikut siç është duhanpirja apo aktiviteti fizik, shkencëtarët zbuluan se:

Personat që konsumonin më shumë se një racion të skuqurash në ditë ishin 8-13 % më  të rrezikuara nga sëmundjet e parakohshme.

Konsumi i një ose më shumë racioneve me mishi pule apo peshk të skuqur në javë rrit rrezikun e sëmundjeve të parakohshme me 13 përqind.

Rreziqet Që Vijnë Nga Të Skuqurat

Studime të tjera të mëparshme kanë konfirmuar se ngrënia e tepërt e ushqimeve të skuqura rrit rrezikun e diabetit të tipit 2, sëmundjeve të zemrës dhe obezitetit.

Sipas ekspertëvev, sa më të mëdha racionet e të skuqurave në ditë apo në javë, aq më i lartë është rreziku i këtyre sëmundjeve.

Mjekët këshillojnë që nëse doni të jeni të shëndetshëm, hiqini tiganët nga shtëpia dhe eleminoni të skuqurat nga ushqimi juaj/AgroWeb.org