Supë më Makarona të Vogla dhe Mish Pule për Rigjallërimin e Organizmit

20.3k 0

Një supë fantastike që nuk duhet të mungojë asnjëherë në menunë e amvisave apo në tryezën e shtëpisë.

E lehtë dhe fantastike në shije, e pasur në vlera ushqyese, kjo është një recetë e mrekullueshme e cila jo vetëm të kënaq oreksin me shijen e saj por njëkohësisht i ofron organizmit shëndet e vlera ushqyese.

Përgatitja e supës me makarona të vogla

Përbërësit

  •  Pjesa e gjoksit të nje pule
  • 1 filxhan çaji me makarona të vogla (fidhe)
  • 2 karrota
  • Dy patate
  • 1 kokërr qepë
  •  Kripë
  • Piper
  • Vaj Ulliri
  • Gjalpë i freskët

Përgatitja

Vendosni një tenxhere me 1 litër ujë dhe kripë në zjarr, shtoni aty dhe pjesën e gjoksit të pulës dhe lëreni të ziejë derisa mishi i pulës të zbutet.

Ndërkohë, në një tigan shtoni vaj ulliri dhe vendoseni në zjarr. Shtoni aty qepën e grirë hollë. Kaurdiseni dhe më pas shtoni karrotat dhe patatet e prera në kubikë të vegjël.

Kaurdiseni për 4-5 minuta.

Kur pula të jetë zjerë largojeni nga tenxherja dhe shtoni aty qepën me karrotat dhe patatet që keni kaurdisur më parë dhe lërini të ziejnë në tenxheren kur zietë më parë pulën, lëreni të ziejë për 15 minuta.

Më pas, shtoni aty makaronat e vogla dhe lërini të ziejnë të gjitha bashkë derisa makaronat të jenë gati.

Ndërkohë, mishin e pulës që keni lënë mënjanë, ndajeni në fije fije dhe skuqeni në një tigan me pak gjalpë të freskët.

2 minuta para se supën ta hiqni nga zjarri shtoni edhe mishin e pulës të ndarë në fije.

Nëse dëshironi këtë recetë mund ta përgatisni edhe vetëm me lëngun e pulës pa përdorur mishin.

Në fund supës hidhini pak piper dhe shërbejeni të ngrohtë.

Ajo shoqërohet në mënyrë të shkëlqyer me bukë të thekur, sallata të freskëta të stinës por edhe byrekë shtëpie, turshi etj./AgroWeb.org    

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.