Biskotat me limon janë një recetë e thjeshtë dhe e shpejtë ideale për mëngjeset dhe darkat tuaja.
Përbërësit që do t’ju duhen për të përgatitur këtë recetë janë të paktë dhe shumë të gjendshëm në kuzhinën tuaj.
Këto biskota do të kenë edhe një pamje të mrekullueshme pasi do të marrin ngjyrën e verdhë të ndezur të limonit.
Një shije e veçantë dhe shumë aromatike që duhet ta provoni patjetër.
AgroWeb.org më poshtë ju sjell recetën e thjeshtë të biskotave me limon.
Përbërësit
150 gr miell
150 gr niseshte
100 gr sheqer pluhur
180 gr gjalpë
1 e bardhë veze
3 të verdha vezësh
gjysmë luge turmerik
lëkura e një limoni e grirë
Përgatitja
Hidhni në një enë miellin, niseshtenë dhe sheqerin pluhur.
Trazojini mirë dhe shtoni lëkurën e limonit për aromë bashkë me turmerikun.
Në këtë recetë turmeriku shërben vetëm si aromatizues dhe si ngjyrues natyral për biskotat ndaj nëse s’ju gjendet mund të mos e përdorni.
Duke e përzier masën e krijuar shtoni dhe një majë luge kripë.
Në një tenxhere të thellë të mbushur me ujë të valuar hidhni tre të verdhat e vezëve dhe lërini të ziejnë rreth 4-5 minuta.
Kur ato të jenë zier, lërini të ftohen pak dhe therrmojini me kujdes tek ena ku ndodhet mielli.
Këtë hap mund ta evitoni nëse nuk dëshironi ta zhvilloni recetën kështu, duke i shtuar tre të verdhat e vezëve pa i zier.
Më pas shtoni gjalpin në temperaturë ambienti më pas të bardhën e vezës, dhe trazoni miellin me ndihmën e një piruni.
Kur brumi të jetë bashkuar filloni dhe punojeni me dorë derisa të jetë krijuar një masë kompakte.
Pasi të jetë gati mbulojeni me një letër dhe lëreni në frigorifer për gjysmë ore.
Më pas shtojeni brumin me një petës me një trashësi deri në 5 cm dhe filloni të prisni biskotat në formë rrethore.
Me këtë masë brumi do të përfitoni rreth 28-30 biskota.
Në një tavë pjekje shtroni letër furre dhe vendosni biskotat njëra pas tjetrës.
Vendosini në furrë për 15 minuta në temperaturë 180 gradë.
Kini kujdes gjatë pjekjes, kontrolloni biskotat herë pas here që të mos i lini të skuqen shumë në sipërfaqe.
Temperaturën mund ta kontrolloni edhe gjatë pjekjes duke e ulur nëse e shihni të nevojshme.
Lërini të ftohen pak dhe më pas biskotat tuaja janë gati për t’u shërbyer./AgroWeb.org