Ka njerëz që flenë si qengji natën e ka të tjerë truri i të cilëve kthehet në një fushëbetejë mendimesh.
Mendimet gjatë natës arrijnë ta mbajnë njeriun zgjuar e plot ankth.
Ato marrin flakë natën sepse truri përpunon gjithçka që ka ndodhur gjatë ditës.
Në përditshmërinë tonë, e kemi mjaft të vështirë të marrim kohën e duhur për të përpunuar lajmet, informacionet dhe ndodhitë.
Këto të fundit më pas akumulohen dhe ulërasin në kokën tonë duke na lënë zgjuar për orë të tëra.
Fajin e Ka Teknologjia
Pajisjet elektronike luajnë një rol kyç në problemet e njeriut me gjumin. Përdorimi i teknologjisë e lë trurin alert, të zgjuar e në punë.
Ky aktivitet i lartë i trurit në orët e vona mund të provokojë ankthin, i cili të mban të mbërthyer nga frika në shtrat.
Si Të Fikësh Mendimet e Të Flesh Siç Duhet
Njerëzit që mendojnë shumë gjatë natës duhet të dinë se nuk ndodhen në një situatë të pashpresë.
Mendimet mund të fiken shumë lehtë, nëse njeriu mëson të qetësojë veten të paktën një orë përpara gjumit.
Ekspertët, të cilueve u referohet AgroWeb.org thonë se një orë përpara gjumit, njeriu duhet të marrë kohë për veten, të bëjë gjëra që e qetësojnë dhe i pëlqejnë.
Këtu mund të përfshihet: një dush i ngrohtë, një libër i bukur, një çaj bimor, meditimi por edhe fikja e celularit.
Nëse këtë e ktheni në një ritual, do të vëreni se cilësia e gjumit do të përmirësohet ndjeshëm.
Një mënyrë tjetër e mirë për të fikur shqetësimet e ditës është që t’i diskutoni ato me dikë tjetër.
Mund të jetë partneri juaj, një mik, ose një anëtar i familjes.
Biseda të tilla ku njeriu mund të flasë me zë të lartë e nga zemra për shqetësimet e ditës kanë efekt terapeutik dhe shqetësues.
Mbajtja e një ditari është gjithashtu një mënyrë e mirë për të hequr këtë barrë të rëndë nga vetja.
Shkruajini mendimet tuaja përpara se të flini, mbylleni ditarin dhe thuajini ‘lamtumirë’ ndjenjave negative.
Ditarin mbajeni në sirtar sepse “larg syve, larg trurit.”
Këshilla e fundit por jo për nga rëndësia është që të mos përpiqeni t’i bllokoni mendimet.
Sa më shumë t’i nënshtroni ato, aq më shumë mendimet do të kërkojnë të dalin në sipërfaqe.
Sekreti i lumturisë por jo vetëm është që të pranoni se jeta ka aspekte të bukura e të këqija.
Të gjitha së bashku janë pjesë e jetës./AgroWeb.org