Akumulimi i Ujit në Trup – Çfarë e Shkakton dhe si ta Trajtoni në Mënyrë Natyrale

3.2k 0

Rreth 70% e trupit përbëhet nga uji i cili akumulohet në brendësi dhe në pjesën e jashtme të qelizave.

Uji mund të akumulohet në sistemin qarkullues, inde dhe zona të tjera të trupit.

Simptomat e  Akumulimit Të Tepërt Të Ujit Në Organizëm

Simptomat e akumulimit të tepërt të ujit përfshijnë ngurtësimin e kyçeve dhe pezmatim të lëkurës.

Simptomat kryesisht shfaqen në zonën ku uji është akumuluar më shumë në trup.

Ato përfshijnë:

  • Humbja e pigmentit të lëkurës,
  • Edemë të lëkurës,
  • Dhimbje të kyçeve dhe nyjeve,
  • Ngurtësim të nyjeve
  • Shtim në peshë.

Si Të Trajtoni Problemin e Akumulimit Të Ujit Në Organizëm

Trajtimi për akumulimin e lëngjeve në organizëm bëhet në varësi të disa faktorëve.

Nga ana tjetër, një mjek mund të ofrojë medikamente të ndryshme që e zgjidhin këtë problem.

I tillë është rasti i diuretikëve që nxisin urinimin për të zgjidhur problemin e akumulimit të lëngjeve.

Këto medikamente gjithashtu kanë tendencën të nxisini veshkat të eliminojnë ujin e tepërt nga gjaku.

Diuretikët kanë kufizime në përdorim.

Përdorimi i tepruar i tyre për një kohë të gjatë mund të shkaktojë dehidratim, dëmtim të veshkave dhe të përkeqësojë situatën.

Akumulimi i ujit në organizëm mund të ndodhë edhe si pasojë e një problemi me zemrën.

Për shembull, nëse ka një problem me të si pasojë e një ndryshimi në tensionin e gjakut, uji akumulohet më shumë seç duhet në organizëm.

Akumulimi i lëngjeve si pasojë e një problemi me zemrën mund të shkaktojë enjtje të gjymtyrëve apo edhe në mushkëri.

Nëse kjo ndodh, atëherë pacienti ka vështirësi në frymëmarrje dhe mund të ketë një kollë të vazhdueshme.

Ka raste të tjera kur niveli i ujit në trup rritet si pasojë e një problemi me veshkat.

Veshkat zakonisht eliminojnë çdo mbetje të prodhuar nga trupi.

Megjithatë, kur qarkullimi i gjakut në veshka ndikohet negativisht duke penguar punën e tyre.

Dëmtimi i veshkave mund të nxisë akumulimin e tepruar të ujit në organizëm dhe të shtojë pamundësinë e trupit për ta nxjerrë atë jashtë.

Niveli i ujit në organizëm mund të mbahet nën kontroll nëpërmjet ushqyerjes së shëndetshme.

Ekspertët thonë se njerëzit duhet të kufizojnë kripën, të marrin më shumë magnez nga fasulet, arrorët, drithërat e plota dhe barishtet si dhe të konsumojnë më shumë ushqime të pasura me vitaminën B6. /AgroWeb.org