800 Litra Fungicide Bllokohen në Kufi – Lexoni Për Çfarë Bëhet Fjalë  

457 0

Rreth 800 litra fungicide, produkt i përdorur për mbrojtjen e bimëve është bllokuar në pikën kufitare të Hanit të Hotit dhe është kthyer në vendin e origjinës. Kjo, pasi autoritetet kanë konstatuar futjen e këtij produkti në territorin shqiptar në kundërshtim me ligjin.

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit në kuadër të kontrollit të zbatimit të ligjshmërisë për garantimin e standardeve të sigurisë ushqimore, në vijim edhe të qëndrimeve të njëpasnjëshme se “Trau” i asnjë Pikë Kufitare nuk do të ngrihet për të lejuar hyrjen e produkteve të pasigurta, ka intensifikuar kontrollet rigoroze në të gjithë vendin për kontrollin e produkteve ushqimore, Produkteve për Mbrojtjen e Bimëve (PMB) dhe inputeve bujqësore.

Bëhet fjalë për një preparat (Tilt 250 EC), i cili është fungicide, produkt që përdoret për mbrojtjen e bimëve nga sëmundjet kërpudhore.

Si rezultat i kontrolleve rigoroze me zero tolerance ndaj çdo tentative abuzimi me produktet ushqimore apo produktet e mbrojtjes sëbimeve dhe inputeve bujqësore, nga Drejtoria Rajonale e AKU Shkodër në pikën e kalimit kufitar Hani i Hotit janë konstatuar​ 800 litra Produkt i Mbrojtjes së Bimëve (Tilt 250 EC), me origjinë nga Gjermania me destinacion Shqipërinë.

Nga verifikimet e kryera u konkludua se ky produkt është importuar në vendin tonë në kundërshtim me kërkesat ligjore, pasi nuk nuk bën pjesë në listen e miratuar nga Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural për Produktet e Mbrojtjes së Bimëve që lejohen tëimportohen në Republikën e Shqipërisë.

Nisur nga gjetjet e konstatuara nga Inpektorët e Autoritetit Kombëtar të Ushqimit u vendos që sasia prej 800 litra Produkt për Mbrojtjen e Bimëve (Tilt 250 EC) ​të bllokohej me qëllim kthimin ​në vendin e origjinës.