Rikthehet Gripi Në Shqipëri – Cilat Janë Këshillat e Mjekëve

447 0

Java e parë e vitit të ri nisi me një ulje drastike të temperaturave, erë të fortë si dhe reshje dëbore.

Sigurisht që sa herë që moti ftohet pasojat fillojnë e ndjehen edhe në organizëm.

Sipas të dhënave nga ISHP, rezulton se rreth 11 mijë persona gjatë këtyre javëve kanë kërkuar ndihmën e mjekut për infeksione në rrugët e frymëmarrjes.

Temperaturë e lartë, kollë dhe shpesh problemet me frymëmarrjen janë simptomat që kanë prekur shumë qytetarë.

Ndërkohë mjekët bëjnë me dije se problemet më të shtuara tek pacientët e prekur nga virozat kanë qenë infeksionet e veshit dhe syve.

Ndaj dhe ekspertët e shëndetësisë menjëherë kanë ribërë publike disa nga mënyrat më të lehta për t’u mbrojtur nga gripi.

Kujdesi që Duhet të Tregoni Sipas Mjekëve

Gjatë orëve të para të mëngjesit e darkës mundohuni të mos i nxirrni fëmijët e vegjël në ambiente të hapura.

Përveç konsumimit të lëngjeve bëni kujdes me ngrohjen e ambientit. Por tregoni kujdes që të mos e thani ajrin.

Sipas shefes së Departamentit të Sëmundjeve Infektive në Institutin e Shëndetit Publik Silva Bino, personat që nuk janë vaksinuar duhet të shpejtojnë.

Në një deklaratë për Top Channel, Znj. Bino u shpreh se të gjithë duhet të marrim masat e zakonshme të higjienës siç janë:

–              larja e shpeshte e duarve,

–              pastrimi i shpeshte i sipërfaqeve ku mbështetemi me detergjentet e zakonshëm,

–              ajrosja e mjediseve të mbyllura herë pas here kur ato mbushen me njerëz,

–              teshtitja duke përdorur shami si mbrojtje,

–              mos prekja e syve, hundës dhe gojës,

–              evitimi i mjediseve të mbyllura me shumë njerëz./AgroWeb.org