Varieteti më i Rrallë i Limonit në Botë Rritet në Shqipëri

3k 0

Toka shqiptare është e bekuar në të mirat që ofron.

Frutat e perimet më të shijshme, që nuk gjenden askund tjetër.

Bëhet fjalë për një lloj shumë të veçantë limoni, të cilin me siguri nuk e keni hasur më parë.

Njihet me emrin finger lime (limon gishti) ose caviar lime, dhe emrin latinisht e ka citrus australasica, kjo për shkak të prejardhjes nga Australia e largët.

Shpëtim Oseku, administrator i AgroIliria tregon për AgroWeb se brenda pak muajsh do të nisë kultivimi i këtij varieteti unik në Shqipëri.

Ai thotë se testet eksperimentale kanë dalë të suksesshme.

Ndërkohë, Shqipëria është ndër të paktat vende në Mesdhe që po e kultivon këtë varietet të shumë kërkuar.

“Presim të vijë pranvera dhe do nisim kultivimin e plantacioneve të para. Aktualisht ne kemi zhvilluar fazën eksperimentale, e cila ka rezultuar me sukses pasi fidanët që mbollëm lëshuan frutat e pritura të këtyre limonave të rrallë.

Synojmë tregun vendas por patjetër edhe tregun e huaj. Finger lime, është një produkt që kërkohet shumë në botë, pasi me të përgatitet haviari një nga produktet më të shtrenjta në botë.” shprehet Shpëtim Oseku.

Ndër Produktet Më Të Shtrenjta në Botë

Ky varitet unik limoni vjen në formëvtë stërgjatur ka një aromë shpërthyese fantastike, të freskët pak a shumë si mentja.

Ka shijen e thartë të limonit tipik bashkuar edhe me aromën tipike të barishteve.

Tuli i këtij limoni përmban disa kokërriza të vogla të njohura si perlat e vogla të limonave gisht, ato janë të forta, me lëng brenda në momentin kur konsumohen shpërthejnë në një aromë fantastike.

Dallimi me limonat tradicionalë është se ky lloj limoni nuk shtrydhet.

Ai pritet në mes dhe kokërrizat e tij konsumohen.

Gjithashtu këto kokrriza përdoren edhe në receta të ndryshme gatimesh dhe janë ndër përbërësit më të kërkuar të shefave më preztigjioze të kluzhinës në botë.

Ky limon përdoret edhe për përgatitjen e një prej produkteve më të shtrenjta në botë, havjarit.

E teksa kemi shkruar në AgroWeb për variete të ndryshme e të rralla në botë që rriten në tokën shqiptare, edhe ky produkt i veçantë shumë shpejt do të zërë vendin e tij në tregun shqiptar, ndonëse ende nuk ka njohur atë botëror gjerësisht./AgroWeb.org

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.