Gratë e Vlorës Rikthejnë Traditën e Vjetër të Prodhimit të Sapunit Natyral

1.2k 0

Degë e industrisë së yndyrave që përpunon lëndë të parë yndyrore për prodhimin e sapunit.

Punishtja e parë e sapunit në Shqipëri është ngritur më 1897 në Shkodër, ku më 1918 e 1927 u ngritën edhe dy fabrika të vogla.

Gjithsej para çlirimit kishte 6 fabrika të vogla si dhe 54 punishte artizanale sapuni, në Korçë, Tiranë, Durrës, Elbasan etj. me shkallë shumë të ulët mekanizimi.

Në Shkodër prodhohej sapun rrobash, sapun tualeti dhe parfume të ndryshme.

Më 1971 në Vlorë u ngrit një fabrikë më e madhe sapuni me teknologji të përparuar dhe e mekanizuar.

Deri më 1975 fabrika përdorte si lëndë të parë yndyrnat asnjanëse me origjinë bimore e shtazore.

Sot pas kaq shumë dekadash, në një fshat rreth 17km larg qytetit bregdetar, gratë e fshatit kanë rikthyer prodhimin e sapunit tradicional.

Banorët e Trevllazërit janë të famshëm për kultivimin e varietetit të veçantë të ullirit Kalinjot.

Ndaj dhe prej këtij produkti prodhojnë edhe: pastën bio të ullirit, sapun apo kremra natyralë

Të gjitha këto produkte 100% natyrale pa asnjë kimikat, aromatizues apo ngjyrues.

Sapunët që prodhojnë zonjat e fshatit janë me bazë vaj ulliri, aloe vera, rozmarinë etj.

Produktet e tyre ambalazhohen dhe konservohen sipas normativave evropiane.

Por, pavarësisht përkushtimit të grave  për të zhvilluar ekonominë në këtë lokalitet pengesat janë të shumta.

Ato ndihmojnë  ekonomitë familjare duke prodhuar gjithçka nga duart e tyre.

“Nuk kërkojmë të vijnë të na punojmë vreshtat, por, duhet të ketë një bashkëpunim më të mirë me ne shteti, ne bëjmë mrekulli,”- thotë Gjinovefa Lazaj, prodhuese e sapunit bio për Top Chanel.

Për disa vite ato janë ndihmuar nga disa shoqata që mbështesin sipërmarrjet e grave.

Këto produkte janë prezantuar dhe në panairet me produktet shqiptare për t’u njohur edhe nga konsumatorët./AgroWeb.org