Rreshje Bore dhe Stuhi Shiu – Moti në Vijim dhe Zonat më të Prekura

568 0

Nga dita e sotme e në vijim në territorin shqiptar do të mbizotërojë moti i ftohtw, shoqwruar me rreshje intensive bore dhe shiu.

Sipas Meteoalb, të cilit i referohet AgroWeb vendi ynë sot dhe në ditët në vijim do të mbizotërohet nga alternime kthjellimesh dhe vranësirash.

Vranësirat do të shtohen pasdite ku do të sjellin reshje në të gjithë territorin. Reshjet do të jenë më të intesifikuara në mbrëmje, ndërsa zonat malore do të kenë reshje dëbore.

Sipas Meteoalb, temperaturat do të pësojnë një rënie të lehtë ku do të variojnë: në zonat malore, nga -2 gradë celcius në 06 gradë celcius, në zonat e ulëta nga 03 gradë celcius në 12 gradë celcius dhe në zonat bregdetare nga 07 gradë celcius në 13 gradë celcius.

Era do të fryejë në drejtim Perëndimor- Veriperëndimor, ndrësa forca e valëzimit në det pritet të jetë deri në 6 ballë.

Në Kosovë moti do të jetë i kthjellët me alternime vranësirash që do të sjellin reshje në pjesën më të madhe të territorit.

Temperaturat do të pësojnë një rritje të lehtë ku do të variojnë: në zonat malore nga -1 gradw celcius deri në 07 gradw celcius dhe në zonat e ulëta nga 03 gradw celcius në 08 gradw celcius.

Rinisn rreshjet e borës

Në Bulqizë rinisin reshjet e dëborës. Raportohet se i gjithë rrethi i Bulqizës është përfshirë nga reshjet e deborës.

Reshjet kanë nisur me intensitet të lartë.

Për momentin nuk raportohet për probleme në rrugë, por nëse reshjet vijonë me këtë intensitet patjetër që do të ketë Probleme në rrugë.

Ndërkohë zonat e tjera që pritet të preken nga rresjet e borës janë zonat malore si Bajram Curri, Kukësi, Peshkopia, Puka por edhe rajoni i juglindjes si Korça dhe Erseka.

Probleme në zonat bregdetare

 Drejtoria e Përgjithshme Detare Durrës kërkon marrjen e masave nga operatorët dhe ekuipazhet e anijeve për shmangien e incidenteve detare për shkak të përkeqësimit të motit.

“Në datat 27 dhe 28 shkurt moti do të përkeqësohet pasi bregdeti ynë do të përfshihet që nga dita e sotme nga era me drejtim jug me shpejtësi deri në 27 nyje dhe lartësia e detit në 2.3 metra. Moti do të përkeqësohet në dy ditët e ardhshme.

Në datat 27-28 shkurt drejtimi i erës do të ndryshojë në perëndim, veri-perëndim me shpejtësi deri në 31 nyje dhe lartësia e detit do të arrijë 3.9 metra.

Moti i përkeqësuar do të shtrihet në të gjithë bregdetin shqiptar dhe pritet që deri në mesditën e ditës së premte të jetë mot i përkeqësuar”, njoftojnë autoritetet sipas Top Channel.

Sipas autoritetit detar, informacioni jepet me qëllim parandalimin e çdo situate të papritur për shkak të kushteve atmosferike, si dhe kërkohet bashkëpunimi i të gjithë subjekteve që ushtrojnë veprimtari në fushën e detarisë, për të marrë të gjitha masat e nevojshme për sigurimin e mjeteve në port dhe rritje e gadishmërisë së ekuipazhit në mjetet lundruese./AgroWeb