Kujdesi Për Dhëmbët Dhe Sëmundja e Alzheimerit – Çfarë Duhet të Dini

562 0

Ekspertët kanë paralajmëruar prej kohësh se inflamacioni i mishrave të dhëmbëve rrit rrezikun e shfaqjes së sëmundjeve të zemrës.

Një studim i janarit të këtij viti e konfirmoi këtë por edhe zbuloi se bakteret që shkaktojnë inflamacion në gojë kanë lidhje edhe me sëmundjen e Alzheimerit.

Specifikisht bëhet fjalë për bakterin Porfiromonas gingivalis, i cili mund të lëvizë dhe të shtegëtojë nga goja drejt trurit.

Me të arritur aty, ky lloj bakteri çliron enzima të caktuara të cilat shkatërrojnë qelizat e nervave dhe rrjedhimisht shkaktojnë humbje të kujtesës dhe eventualisht Alzheimer.

Zbulimi i Ekspertëve

Studimi në fjalë, i publikuar në revistën Science Advances ekzaminoi analizat e trurit të pesëdhjetë e tre personave të diagnostikuar me Alzheimer, të cilët kishin ndërruar jetë.

Këto analiza konfirmuan praninë shumë të lartë të enzimave të lartpërmendura.

Gjithashtu, ekspertët vunë se se këto enzima kanë tendencën të shtohen me kalimin e kohës duke përbërë kështu edhe pikënisjen e demencias.

Të dhënat e këtij studimi nxjerrin në pah rëndësinë e krijimit të ilaçeve të reja të cilat mund të ngadalësojnë avancimin e sëmundjeve të trurit.

Në bazë të këtyre informacioneve, ekspertët këshillojnë që njerëzit të zbatojnë një higjenë të mirë të gojës.

Si ta Mirëmbajmë Shëndetin e Gojës?

Dhe pse higjiena e gojës nuk është pika kyçe e parandalimit të sëmundjeve të zemrës,  ekspertët e AgroWeb.org ofrojnë këshillat më të mira për mirëmbajtjen e saj:

Lani dhëmbët të paktën dy herë në ditë.

Pastroni dhëmbët me fill dentar rregullisht.

Zëvendësoni furçën e dhëmbëve çdo tre muaj, ose sapo qimet e saj të fillojnë të përkulen.

Caktoni një vizitë të rregullt me dentistin tuaj për kontroll të përgjithshëm dhe për pastrimin e gurëzave.

Nësee jeni të shqetësuar për parandalimin e sëmundjeve të zemrës apo ato të trurit, komunikoni me mjekun tuaj për mënyrat më të mira, siç janë lënia e duhanit apo mbajtja e një peshe të shëndetshme./AgroWeb.org