Si të Dalloni Simptomat e COVID-19 nga Ato Të Alergjive dhe Gripit

352 0

Koronavirusi i ri u përhap në mesin e stinës së gripit dhe alergjive.

E kjo nuk ka shkaktuar pak konfuzion tek njerëzit që përjetojnë simptoma.

Megjithëse janë tërësisht të ndarë nga njëri tjetri, shpesh frika e paniku mund t’ju bëjë të mendoni se keni njërën apo tjetrën.

Në të vërtetë nëse jeni të kujdesshëm, nuk është e vështirë për t’i dalluar simptomat mes COVID-19, gripit dhe alergjisë.

Kështu do të merrni menjëherë edhe kujdesin e duhur nga mjekët për secilën diagnozë.

Ndiqni mëposhtë të gjithë këshillat nga AgroWeb.org për këtë çështje.

Simptomat e COVID-19

Ndër simptomat më të shfaqura të koronavirusit është temperatura e lartë.

Nëse keni temperaturë për disa ditë me rradhë dhe medikamentet nuk bëjnë efekt, ky mund të jetë një faktor i rëndësishëm tregues.

Tek të tjera simptoma renditet kola e thatë, vështirësi në frymëmarrje, mungesë oksigjeni e vazhdueshme.

Këto simptoma mund të shfaqen 2 deri në 14 ditë pak infektimit me këtë virus.

Intensiteti i tyre varet nga personi të cilin koronavirus godet, mund të jenë nga më të lehtat deri tek më kërcenueset për jetën.

Për personat në moshë rreziku është më i lartë e sidomos për ata që vujanë nga sëmundje kronike apo kanë probleme më zemrën e mushkëritë.

Nëse dyshoni se jeni prekur nga ky virus, izolohuni në shtëpi dhe kontaktoni menjëherë numrin 127 të urgjencës kombetare.

Gripi

Tek simptomat e gripit futet përsëri temperatura, kryesisht ajo mbi 38 gradë C.

Gjithashtu kolla e thatë, afshet e nxehta, djersitje,dhimbje fyti, dhimbje muskujsh, lodhje dhe dobësim i trupit.

Gripi është një infkesion viral që prek sistemin e frymëmarrjes, pra hundën, fytin dhe mushkëritë.

Zakonisht kjo gjendje mund të kalohet lehtë me medikamente në shtëpi, por ka edhe raste kur mund të ju duhet këshilla e mjekut.

Alergjitë

Simptomat e alergjive përfshijnë teshtima, sekrecione të hundëve, lotim të syve, si dhe fryrje apo skuqje të tyre.

Nëse ju duket sikur pa pritur ftoheni në periudha të caktuara të vitit, kjo mund të jetë thjeshtë një alergji nga faktorë të jashtëm.

Gjithësesi ndryshe nga të ftohurat, gripi apo COVID-19 , alergjitë nuk janë virale ato janë thjeshtë një reagim i trupit kur ekspozohet ndaj disa faktorëve alergjik.

Këtu futen pemët, pluhuri,  ushqimet, polenet e një sërë faktorësh të tjerë.

Alergjitë mund të zgjesin deri në 10 ditë ose më shumë dhe është mirë që të vizitoni një specialist./AgroWeb.org