SME-të Mund të Përfitojnë nga Skema Financiare për Inovacion dhe Teknologji

418 0

Agjencia Shqiptare e Zhvillimit të Investimeve (AIDA), fton bizneset e vogla dhe të mesme (SME) të aplikojnë për të përfituar nga skema financiare “Fondi i Inovacionit”.

Fondi i Inovacionit, ka për qëllim t’i shtohet buxhetit të ndërmarrjes, duke shërbyer si një nxitje për SME-të për të audituar nevojat e tyre për inovacion dhe teknologji, për të identifikuar furnizues teknologjie dhe partnerë në shtete të tjera, të ndihmojë dhe lehtësojë promovimin dhe licencimin apo patentimin e inovacioneve të NVM-ve duke bërë të mundur që NVM-të përfituese të arrijnë më shumë nga sa ato do të mund të arrinin vetëm me mjetet e tyre.

Thirrja u drejtohet ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme (NVM), ndërsa AIDA ka publikuar një botim duke u ofruar informacione se si mund të përfitojnë nga ky fond për t’u bërë sa më konkurruese në tregun rajonal, europian e më gjerë.

Skema

Përmes një mini brochure AIDA shpjegon qëllimin e fondit, hapat mbi procedurat e aplikimit dhe dokumentacionin e nevojshëm, shumat e financimit maksimal, kriteret e përfitimit si edhe sektorët që mbulon fondi.

Sipas AIDA-s, një ndërmarrje mund të përfitojë maksimalisht 400 mijë lekë për një projekt. Për ndërmarrjet që do të aplikojnë për blerje pajisjesh teknologjie, financimi do të jetë jo më shumë se 600 mijë lekë.

Skema mbulon 50% të kostove të pranuara brenda këtyre limiteve. (Burimi: ATSH)