Illyrium, 1 nga 6 verërat e Perëndive, më në fund në Shqipëri nga Divine Wines

747 0

Gotat lart dhe plot! Direkt nga Rajoni i Jeruzalemit, në Slloveni, Divine Wines sjell në Shqipëri një përzgjedhje të veçantë prej 6 verërash.

Asgjë më mirë se një shishe verë e kuqe artizanale nuk do të nderonte një tokë të lashtë si ajo ilire dhe një popull që e ka jetuar atë që në lashtësi. Aromat e manaferrës, specit të kuq, piperit, dhe gjethes së duhanit janë përzgjedhja e pasur për të krijuar verën Illyrium, nën etiketën Cabernet Sauvignon Reserve. Kjo është vetëm një nga dhuratat e shumta për konsumatorin shqiptar nga një prej prodhuesëve më të mirë të verës në Slloveni dhe shpëndarësit të tij në Tiranë.

 

Një traditë e lashtë në kufijtë e legjendës

Kjo zonë, është e dalluar nga njohësit e verërave për traditën e lashtë të kultivimit të vreshtave dhe prodhimit të eliksirit të jetës. Verërat e saj njihen për freskinë, ekuilibrin dhe shijen e tyre unike.

Legjenda të shumta rrëfejnë se si kalorësit e kryqëzatave në mesjetë, në rrugën e tyre për në Tokën e Shenjtë, u ndalën në këtë rajon ku u shërbyen nga vendasit me ushqim dhe verë të mirë. Aq të mirë, sa vendosën të qëndronin aty.

Pikërisht aty ku sot është “shtëpia” e vreshtave të kultivuara plot përkujdesje. Nga i famshmi Rhine Riesling, te Moskati ekzotik, apo i freskëti Sauvignon Blanc. Janë vetëm disa nga varietetet e përzgjedhura me kudjes në prodhimin dhe vulosjen e shisheve nga familja Hlebec, prej tashmë tri gjeneratash. Divine Wines ka bërë punën e vështirë të përzgjedhjes, mes mundësive të shumta, të gjashtë verërave për kënaqësinë e konsumatorit shqiptar.

Gjashtë më të mirat

Një shishe në shoqëri, apo një gotë në intimitet dhe qetësi, është e vetmja dilemë kur qëndron përballë 6 propozimeve të Divine Wines: IllyriumLouis XIVLeBlanc des TempliersIlluminatiCasablanca dhe Amore. Misteri i fshehur nën emrat historikë dhe legjendarë është vetëm një hap(je) larg. Ky koleksion shijesh, me çmim të arsyeshëm, gjen përshtatje në çdo tryezë, gjendje shpirtërore, apo rast.

Secila prej këyre shisheve, me specifikën e saj, kënaq shijet si të njohësve të mirë të verës, ashtu edhe të konsumatorëve rastësorë: një Casablanca, shije e thatë e Sauvignon-it të bardhë, për të shijuar shtëpinë plot miq, shoqëruese e peshkut të pjekur, apo mishrave të bardhë dhe djathrave; një Illuminati në vetmi, moskat për të qartësuar misteret e jetës, një buqetë aromash jasemini, limoni dhe trëndafili; Rhine Riesling, një kombinim befasues i mineraleve, ideal për të shoqëruar prodhimet e detit; Trëndafili i buqetës, Amore, aperitivi më i përshtatshëm nën diellin, shije e balancuar, gjysmë e ëmbël, si vetë dashuria, në lëngun e manaferrave të kuqe dhe aromave pikante, shoqëruese ideale e ushqimeve të lehta, produkteve të detit, sallatave.

Dy vlerat më të çmuara të kantinës janë padyshim Louis XIV dhe Illyrium. Të dyja të frymëzuara nga figurat historike të Luigjit të XIV, mbretit Diell, dhe mbretit të fundit ilir, Gentit.

E para, një përzierje me bulëza, mes varietetit të bardhë Pinot Blanc dhe atij Chardonnay, sikurse kushërira e saj nga rajoni Champagne. Krejt e kundërt e dyta, përftuar nga rrushi më i famshëm në botë, kabërneti Sauvignon, energjike dhe plotë personalitet, si figura nga e cila inspirohet. Shije e plotë, që të kthen me këmbë në tokë, në tokën e të parëve.

Gëzuar!

Nëse e hap një shishe, nuk do të mbetet asgjë për të ruajtur për më vonë. Por edhe nëse ndodh, Divines Wine ka përshtatur tekologjinë e re të kapakëve praktikë për katër prej shisheve të saj, që e ruajnë më mirë shijen e verës. Nëse ky është prezantimi juaj i parë me këto verëra, nga cilado t’ia nisni, është një fillim i mirë dhe i pakthyeshëm. Ndaj gotat lart dhe plot, me Divine Wines.

Nëse dëshironi t’i bashkoheni komunitetit të miqve të verës, mjafton të vizitoni www.divinewines.al Për blerjet tuaja online, dërgesa në Tiranë është falas. Kjo e bën “Divine Wines” shpërndarësin më miqësor ndaj klientit në Shqipëri, e pse jo edhe në botë./IntoAlbania.