Maskat Dhe Shqetësimet Për Dioksidin e Karbonit

477 0

Një nga argumentat më të përdorura nga njerëzit që janë skeptikë ndaj maskave kundër koronavirusit është se ajo ua vështirëson frymëmarrjen.

Ka njerëz që ankohen se maska nuk i lë të marrin frymë ose se në vend të oksigjenit marrin më shumë dioksid karboni.

Një gjë e tillë i bën njerëzit të ndiheni sikur po humbasin ndjenjat, të kenë marramendje ose të ndihen si të mbytur.

Në 23 prill të këtij viti një shtetas amerikan pësoi një aksident duke përplasur makinën e tij me një shtyllë dhe për këtë fajësoi maskën N95 që duhej të mbante për një kohë të gjatë.

Policia e besoi pjesërisht këtë argument dhe shtoi se nuk mund ta dijë me siguri të plotë që një maskë e tillë pengoi furnizimin me oksigjen të shoferit dhe për pasojë u shkaktua ky aksident

Specifikat e Maskës N95

Kjo maskë në vetevete shërben si respirator dhe ofron më shumë mbrojtje se maska e thjeshtë sepse filtron grimca të vogla dhe të mëdha nga ajri.

Siç e thotë edhe emri, kjo maskë arrin të bllokojë deri në 95 përqind të grimcave dhe stërklave.

Një pjesë e këtyre maskave ka valvula të caktuara që lehtësojnë frymëmarrjen.

Këto maska kanë një përdorim të kufizuar por studiuesit po kryejnë disa eksperimente për të kuptuar nëse maska e ruan efikasitetin e saj duke u spërkatur me disinfektues.

Me këtë lloj maske, ajri i pafiltruar nxirret nga njeriu që mban maskën dhe kësisoj ajo besohet se nuk e pengon përhapjen e virusit nëse mbajtësi është i infektuar.

Këto maska e ulin sasinë e oksigjenit me 20 përqind dhe nëse mbahen për shumë gjatë shkaktojnë akumulim të dioksidit të karbonit, duke u pasuar me plogështi, marramendje e probleme të tjera.

Gjasat që maskat N95 të shkaktojnë toksicitet të tillë janë të pakëta dhe vërehen vetëm në rastet kur ato mbahen shumë gjatë nga njerëz me probleme ekzistuese me frymëmarrjen.

Megjithatë, mjekët paralajmërojnë që këto maska të mbahen për një kohë të shkurtër dhe jo gjatë gjithë ditës.

Rreziku Nga Përthithja e Tepruar e Dioksidit Të Karbonit

Përthithja e tepruar e dioksidit të karbonit mund të jetë shumë e rrezikshme dhe kërcënuese për jetën.

Por që kjo të ndodhë, njeriu duhet të përthithë sasi tepër të larta dioksidi karboni.

CO2-shi ndodhet në atmosferë në një nivel prej 0.04 përqind.

Niveli i rrezikut përllogaritet kur dioksidi i karbonit është prezent në një nivel më të lartë se 10 përqind.

Njeriu mund të përballet edhe me nivele më të ulëta të dioksidit të karbonit që ndodh kur merr frymë shumë shpejt ose kur bën prova duke mbajtur frymën.

Dioksidi i karbonit rregullon pehashin e gjakut.

Nëse në gjak ka më shumë CO2 ai bëhet acidik dhe nëse ka më pak ai bëhet alkalin.

Në secilin prej rasteve trupi reagon nëpërmjet humbjes së ndjenjave duke lëshuar paralajmërimin “mjaft bëre numra me frymëmarrjen.”/AgroWeb.org