Përvëlata – Receta Tradicionale nga Kuzhina e Ëmbël e Çamërisë

4.4k 0

Një recetë e trashëguar brez pas brezi si vijimësi e shijes më të mirë që kuzhina shqiptare ofron në kohë.

Ndiqni mënyrën e përgatitjes së ëmbëlsirës Përvëlata nga kuzhina e çamërisë e sugjeruar nga amvisa Luljeta Gjyzeli.

Përbërësit

  • 1 gotë e gjysëm vaj gjelle
  • 200 gr gjalp të shkrirë
  • 1 gotë me qumësht
  • 3 lugë gjelle me kos
  • Gjysëm gote me sheqer
  • 1 lugë çaji me sodë buke
  • 1 kg miell
  • 300 gr arra ose bajame
  • 1 kg sheqer për shërbetin
  • Kanellë
  • Për shërbetin:
  • 1 kg sheqer
  • 800 mililitra ujë
  • Kanellën

Përgatitja

Në një tepsi hedhim vain, gjalpin, qumështin, kosin, sheqerin dhe i rrahim fort deri sa te na shkrijë sheqeri.

Përziejmë miellin me sodën, hedhim gradualisht duke e trazuar deri sa të na bëhet një brumë i butë.

Nëse na bëhet brumi i ujshëm i shtojmë miell. Në fund i shtojmë arrat dhe e përziejmë.

E presim si në foto. Ndezim furrën dhe e vemë për të pjekur, për 50 minuta në 150 gradë.

Për shërbetin:

Në 1 kg sheqer hedhim 800 mililitra ujë dhe kanellën, e bëjmë si shërbeti i bakllavasë.

Mbasi është ftohur përvëlata hedhim shërbetin e nxehtë. E mbulojmë me një tepsi deri sa të pi shërbetin.