OBSH: 180 Vaksina AntiCOVID-19 në Zhvillim

335 0

Rreth 180 vaksina për të luftuar COVID-19 janë në zhvillim në të gjithë botën, duke përfshirë 35 në testime njerëzore, tha kreu i OBSH-së, Tedros Adhanom Ghebreyesus.

“Asnjë sëmundje në histori nuk ka parë një zhvillim kaq të shpejtë në kërkime. Është një dëshmi e përparimeve të pabesueshme në shkencë dhe teknologji, që bota ka bërë në vitet e fundit”, tha ai për gazetarët, raporton ATSh.

“Duhet të përputhet me ambicien për t’u siguruar që sa më shumë persona të kenë qasje ndaj tyre”, shtoi Tedros.

E pyetur në lidhje me pretendimet e ndryshme për mbërritjen e vaksinave, kryeshkencëtarja e OBSH-së, Soumya Swaminathan tha se njerëzit duhet të kenë parasysh se provat klinike duan kohë dhe nuk mund të nxitohen./Top Channel