Plakja e Popullsisë, 4.7% Më Shumë Shtrime në Spitale

327 0

Teksa popullsia e vendit po tkurret me ritme të shpejta volumi i punës në spitale po rritet, pasi gjithnjë e më shumë po tkurret popullsia e re në moshë dhe nga ana tjetër po rritet popullsia në moshë pensioni, që ka edhe nevoja më të larta për trajtim shëndetësor.

Sipas të dhënave zyrtare të Ministrisë së Financave në vitin 2019 u shtruan në spitale më shumë se 310 mijë persona me një rritje 4.7 për qind për qind më shumë se në vitin 2018. Gjithashtu në vitin 2018 rritja vjetore e ë shtruarve në spitale ishte 4.2 % më shumë se në vitin 2017.

Rritja ë kërkesës për shërbimeve spitalore shtron nevojën për shtimin e investimeve në kapacitete spitalore, në aparatura dhe shpenzime më të larta në fondet e shëndetësisë.

Zhvillimet demografike

Zhvillimet demografike po sugjerojnë se sektori i arsimit do të çlirohet nga shpenzimet për shkak të rënies së numrit të nxënëseve në të gjitha ciklet e studimit, ndërsa nga ana tjetër sektori i shëndetësisë kërkon investime në të gjithë shërbimet për shkak të rritjes së barrës së sëmundjeve për të gjitha patologjitë.

Në vitin 2019 popullsia e vendit është tkurrur me të dhëna zyrtare me 51 mijë persona, por rënia duhet të jetë më e madhe po tu referohemi shifrave të emigracionit.

Përgjatë vitit 2019 përveç shtrimeve në spital pati edhe rritje të vizitave të mjeku i familjes. Sipas Ministrisë së Financave janë kryer gjithsej 6,668,567 vizita nga 6.733.220 që ishin zhvilluar më 2019, ose 64 mijë vizita më shumë se në vitin 2019.

Ndërkohë që kërkesa për shërbime spitalore rritet, Shqipëria vijon të ketë një numër të ulët stafesh mjekësore për banorë. Për rrjedhojë ngarkesa e mjekëve ka pësuar rritje të ndjeshme gjatë dekadës.

Në vitin 2008 mesatarja e vizitave ditore tek mjeku i familjes ishte 7.2, ndërsa në vitin 2018 numri mesatar vizitave ishte 11.8.

Ngarkesa është më e lartë për mjekët në Tiranës

Ngarkesa është më e lartë për mjekët në Tiranës, për shkak të përnderimit të popullsisë dhe kërkesës më të lartë nga rrethet për shërbime mjekësore në Tiranë.

Në 1 janar 2020 raporti i varësisë së të rinjve (raporti i popullsisë 0-14 vjeç me popullsinë 15-64 vjeç) ka shënuar rënie në krahasim me 1 janar 2019, nga 25,1 % në 24,6 %, ndërsa raporti i varësisë së të moshuarve (raporti i popullsisë 65+ me popullsinë 15-64 vjeç) ka pësuar rritje, nga 20,5 % në 21,6 % gjatë të njëjtës periudhë.

Krahasimi i piramidave të popullsisë për vitin 2019 dhe popullsisë të projektuar të vitit 2031 na tregon se popullsia e Shqipërisë përveçse do të ndryshojë në numër, do të ndryshojë dukshëm edhe përbërjen e saj moshore dhe gjinore, duke sinjalizuar se sektori i shëndetësisë kërkon burime me të mëdha financiare në dispozicion./Monitor