Si të Gatuani Orizin Kaf në Mënyrë Perfekte – Receta e Duhur e Shëndetit

5.8k 0

Edhe nëse e fusni veten tek kuzhinierët e mirë, gatimi i orizit kërkon një aftësi më tepër.

Sidomos tek orizi kaf i cili njihet për shijen e fortë të kokrrave të tij dhe vështirësinë në gatim.

Në këtë artikull nga AgroWeb.org ju tregojmë gjashtë mënyra se si të gatuani më mirë orizin kaf si dhe një recetë të mrekullueshme për ta shijuar atë.

Lajeni

Në mënyrë që të gatuhet siç duhet orizin duhet ta lani gjithnjë para siç bëni zakonisht.

Më pas lëreni të thahet paksa dhe bëjeni gati për ta gatuar.

Ziejeni

Pasi ta keni larë e kulluar, shtrojeni në një tenxhere ose tigan të thellë dhe shtoni në të ujë deri në dy gisht derisa të mbulojë të gjithë sasinë e orizit.

Përdorni tenxheren e duhur

Kushtojini gjithnjë rëndësi sasisë së orizit që doni të gatuani në mënyrë që të mund të zgjidhni madhësinë e duhur të texheres.

Gatuajeni në temperatura të ndryshme

Në recetën që do ju shpjegojmë mëposhtë vëmendja ndaj pjatës që po përgatisni është gjithçka.

Do ju duhet të përzieni, vendosni kapakun, ta hiqni atë e një sërë herësh e ta gatuani në temperatura të ndryshme për t’i dhënë shije.

Receta e orizit kaf me perime

Përbërësit

230 gr oriz kaf

3 lugë gjelle vaj ulliri

2 vezë të rrahura

2 lugë gjelle xhinxher

200 gr karrota

100 gr kërpudha

2 lugë gjelle lëng perimesh

Piper i bardhë

Piper i kuq

Kripë

Përgatitja

Vendoseni orizin në një tenxhere mesatare dhe lajeni disa herë derisa uji  të jetë tërësisht i kthejllët.

Më pas kullojeni dhe përhapeni nëpër tenxhere në mënyrë që të gjitha kokrrat të jenë pak a shumë në një nivel.

Shtoni në tenxhere 2 gota ujë të ftohtë dhe vendoseni atë të ziejë të mbuluar me kapak në temperaturë të lartë.

Vijoni duke ulur temperaturën në mesatare dhe filloni të përzieni orizin derisa i gjitha uji të ketë filluar avullimin, përreth 4-5 minuta.

Më pas ulni sërish nxehtësinë në minimum, përzieni pak orizin dhe mbulojeni me kapak që të ziejë për 10 minuta të tjera derisa i gjithë uji të jetë përthithur.

Fikni zjarrin dhe lëreni orizin të qëndrojë në nxehtësinë në tenxheres për 5 minuta e më pas vendoseni në frigorifer.

Ndërkohë në një tigan të thellë mesatar shtoni 2 lugë gjelle vaj ulliri dhe lëreni të skuqet në temperaturë të lartë.

Duke u siguruar që i gjithë tigani është lyer me vaj në mënyrë që  përbërësit tuaj të mos ngjisin.

Shtoni vezët  sy të gatuhen për 30 sekonda deri në 1 minutë duke formuar një masë homogjene e të lidhur si në formën e një krepi apo petulle të madhe.

Kur vezët të fillojnë të skuqen në pjesën e poshtëme të tyre, me anë të një spatule kthejini nga ana tjetër dhe lërini të skuqen për 5-10 sekonda të tjera.

Më pas vendosini në një dërasë prerëse, lëreni të ftohet dhe priteni në katrorë të vegjël.

Përgatitja e perimeve

Ndërkohë po tek tigani ku skuqët vezën, shtoni 1 lugë vaj ulliri bashkë me xhinxherin, karrotat, kërpudhat, piperin e kuq, atë të bardhë dhe përzieni për 30 sekonda derisa vaji të përthithet i gjithi.

Shtoni po aty edhe lëngun e perimeve dhe lëreni të ziejë për 1 minutë në temperaturë mesatare.

Në fund shtoni orizin që e vendosët më parë në frigorifer, duke e përzier deirsa të marrë nxehtësinë e përbërësve të tjerë për 2-3 minuta.

Shtoni kripën sipas dëshirës dhe katrorët e vezëve që përgatitët më parë, përzieni mirë dhe lërini të gjithë përbërësit të ngrohen sëbashku.

Më pas mund ta shërbeni në çdo vakt këtë pjatë të shijshme e shumë të shëndetshme./AgroWeb.org