Si të Përgatisni Panetonen Klasike të Festave në Shtëpi

2.3k 0

Panetonja është një nga ëmbëlsirat më të fashme të Italisë.

Ëmblësira e ka origjinën nga qyteti i Milanos dhe Panettone do të thotë “tortë e madhe”.

Tradita e do që të konsumohet gjatë festive të fundivitit, një traditë që ka mbërritur prej disa vitesh edhe në vendin tonë.

Për të mos e humbur shijen e mrekullueshme të një prej bukëve me sheqer më të veçanta po ju tregojmë se si ta përgatisni vetë në shtëpi.

Kjo recetë është për të gjithë ata që adhurojnë të shpenzojnë shumë kohë në kuzhinë dhe i dedikohen pa masë recetave të tyre.

Përbërësit

Për fryrësin

50 gr miell

3 gr 1 lugë çaji mjaltë ose sheqer

30 gr qumësht

Për brumin

135 gr miell

4 gr maja birre e freskët

85 gr vezë

40 gr sheqer

45 gr gjalpë

Për pjesën e dytë të brumit

75 gr miell

53 gr vezë

30 gr të verdha vezësh

50 gr sheqer

45 gr gjalpë

1 lëkurë limoni

1 esencë vanilje

20 gr lëkurë portokalli e thatë

60 gr rrush

3 gr kripë

Përgatitja

Si fillim AgroWeb ju këshillon të zini brumin me fryrësin një ditë më parë ose të paktën 12 orë.

Në një enë të thellë shtoni miellin, majanë e birrës së thërrmuar, mjaltin dhe qumështin në temperaturë ambient.

Përzieni mirë me anë të një spatula derisa të formohet një topth brumi pa kokrriza.

Punojeni pak me duar në një tavolinë pune dhe vendoseni sërish në enë për ta mbuluar me një qese kuzhine.

Futeni më pas në frigorifer dhe lëreni për një orë të fryhet në temperaturë ambient e më pas futëni në frigorifer të pushojë për 12 orë.

Përgatitja e brumit

Pasi të kenë kaluar orët, merrni topthin e brumit vendoseni në një enë të thellë shtoni aty miellin, majanë e birrës së freskët dhe sheqerin.

Përziejeni brumin me anë të rrahëseve elektrike ose me dorë në mënyrë të vazhdueshme.

Më pas shtoni vezët të cilat duhet t’i keni rrahur pak para dhe përzieni edhe për disa minuta të tjera derisa e gjithë masa të jetë mbledhur.

Shtoni gjalpin në temperaturë ambient, teksa përzieni vazhrimisht në të njejtin drejtim me anë të makinerisë ose me dorë.

Gjalpin shtojeni në copëza të vogla në mënyrë që brumi t’i thithë të gjitha një nga një.

Kur brumi të jetë mjaftueshëm i verdhë dhe homogjen hiqeni nga ena dhe filloni ta punoni në një plan pune.

Do të jetë pak ngjistës ndaj përdorni një spatula për ta rrotulluar teksa e punoni.

Punojeni derisa brumi të jetë më i plotë dhe i tendosur si dhe shumë homogjen në mënyrë që të mund t’i jepni formë.

Vendoseni në një enë, mbulojeni me një qese kuzhine dhe lëreni të pushojë në temperaturë të ngrohtë 26-28 gradë për 1 orë e më pas vendoseni në frigorifer për 12 orë.

Të nesërmen kur ta nxirrni nga frigoriferi lëreni sërish në temepraturë 26-28 gradë diku në shtëpinë tuaj ku është ngrohtë për 2 orë.

Ndërkohë fusni në ujë të zbutet rrushin e thatë në mënyrë që të zbutet e më pas kullojeni dhe thajeni mirë.

Për pjesën e dytë

Kur brumi të jetë në temperaturën e duhur, hidheni sërish në një enë punojeni pak me duar, shtoni sërish miell, sheqer, vezët e rrahura dhe të verdhat e vezëve.

Përzieni me anë të një makinerie ku punoni brumin për bukës ose me dorë dhe në fund shtoni esencën e vaniljes.

Grini lëkurën e limonit tek brumin, duke përzier shtoni sërish gjalpë në temperaturë ambienti e në kubikë një nga një derisa i gjithë brumi ta shkrijë pak nga pak gjalpin.

Në fund shtoni lëkurë portokalli të thatë, rrushine  thatë dhe ndonjë frut tjetër të këtij lloji sipas dëshirës tuaj.

Përzieni mirë derisa i gjithë brumi të jetë homogjen dhe përbërësit të jenë përhapur mirë.

Kalojeni në një tryezë pune dhe punojeni si më parë duke përdorur një spatula e duke e përplasur mbi tryezë e më pas duke e palosur në formën e një zarfi.

Bëjeni këtë në çdo proces kur e punoni këtë lloj brumi në mënyrë që të formohet masa e butë e panetones.

Më pas vendoseni në një enë, mbulojeni me qese plastike dhe lëreni të pushojë në temperaturën 26-28 gradë për 2 orë.

Për pjekjen

Ndërkohë bëni gati tavën e pjekjes dhe bëni gati formën prej letre karakteristike të panetones që mund ta gjeni në markete.

Blini në formë të posaçme për 750 gr, shtoni brenda brumin bëni sipër tij një kryq me thikë dhe vendosni pak gjalpë.

Formën vendoseni në një tavë pjekje dhe lëreni të pushojë për 3 orë në teperaturë 26-28 gradë.

Më pas futeni të piqet me 175 gradë për 50 minuta derisa të shikoni që ka marrë ngjyrë të artë.

Në  minutat e fundit vendoseni 5 minuta në pjesën e sipërme të furrës dhe 5 minuta në pjesën e poshtëme në mënyrë që të mos digjet.

Kur ta nxirrni nga furra shpojeni me 2 shkopa të gjatë në fund dhe vendoseni me kokë poshtë duke e mbështetur diku në mënyrë që panetonja të qënrojë pezull.

Lëreni për 6 orë në mënyrë që të ftohet e më pas mund ta shijoni./AgroWeb.org