Konsumimi i Sheqerit Lidhet me Zhvillimin e Sëmundjeve Mendore

583 0

Nuk është sekret që sheqeri mund të jetë i dëmshëm për trupin dhe të gjithë organzimin.

Ushqimet apo pijet me shumë sheqer ju shtojnë në peshë, ndikojnë në rritjen e sheqerit në gjak duke nxitur diabetin e një sërë sëmundjesh të tjera.

Sipas të dhënave botërore konsumimi i sheqerit është rritur me 25% nga viti 1970 në vitet 2000.

Kjo rritje vjen për shkak të prodhimit të më shumë ushqimeve të konservuara apo të gatshme nga industria ushqimore ndër vite.

Përtej të gjithë sëmundjeve dhe efekteve anësore të njohura tashmë, ekspertët flasin edhe për një ndikim të ri negativ në organizëm. Problemi është pikërisht ndikimi që ky përbërës thuajse i përditshëm ka në tru.

Ndikimi i sheqerit në tru

Ekspertët sëfundëmi e lidhin konsumon e shpeshtë të sheqerit me shfaqjen e sëmundjeve mendore si bipolariteti, sindroma manie, hiperaktiviteti apo agresiviteti i shtuar.

Studimi mbi këtë çështje tregon se fruktoza e cila ndodhet tek sheqeri shkakton në tru një ndjesi të ngjashme me atë të urisë.

Kështu njerëzit kanë tendencën të jenë më impulsivë, agresivë në përgjithësi për të siguruar mbijetesën.

Këto sjellje mund të çojnë në një sërë çrregullimesh bipolare apo probleme të hiperaktivitetit ADHD.

Studiuesit argumentojnë se përpjekja për të konsumuar më shumë sheqer është një çështje mbijetese për trurin, për të marrë energji e cila mund të kthehet lehtë në një mbingarkese.

Kjo përgjigje e trurit mund të kontribuojë në çrregullimet e lartpërmendura, si dhe në disa lloje depresioni .

Sheqeri mund të jetë një nga kontribuesit kryesorë në sjelljet agresive të njerëzve në bazë të këtij studimi.

Disa nga ushqimet e përditëshme që konsumoni mund të jenë të mbushura me sheqerna dhe ju nuk e kuptoni.

Këtu futen pijet e konservuara të frutave, salcat e ndryshme, cokollatat e gatshme të tërshërës apo kafet e gatshme dhe çaji i ftohtë.

Jini gjithnjë vigjilentë e lexoni etiketat e ushqimeve që konsumoni për të zgjedhur gjithnjë ato më natyralet.

Në këtë mënyrë do të mabni një listë të gjatë sëmundjesh larg trupit tuaj./AgroWeb.org