Gripi thuajse është zhdukur – Në nivelet më të ulëta në plot 130 vite

361 0

Ekspertët thonë se virusi i gripit thuajse është zhdukur pas një rënieje prej 95 për qindësh. Më pak njerëz po preken nga gripi se në cdo kohë tjetër në 130 vitet e shkuar.

 Java e dytë e janarit, normalisht periudha më e keqe e vitit për gripin sezonal, pa që numri i rasteve me simptoma gripi të raportuara në autoritetet mjekësore ishte 1.1 për 100 mijë persona, krahasuar me një mesatare pesë vjeçare prej 27 rastesh në 100 mijë persona.

John McCauley, drejtor i qendrës bashkëpunuese të Organizatës Botërore Shëndetësore për referenca dhe kërkime mbi grupin, dhe një nga ekspertët më të njohur në botë të gripit, thotë se hera e fundit kur ka patur prova të një niveli kaq të ulët të gripit sezonal, ishte në 1888.

Për ekspertët, masat shëndetësore të marra për të luftuar covid 19, me gjasë janë arsyeja kryesore për rënien dramatike të rasteve në këtë kulm sezoni të gripit./Burimi:Top Channel