Plani i shpërndarjes nga COVAX – Dozat E Dedikuara Për Shqipërinë

289 0

Shqipëria pritet të marrë nga programi COVAX 141 mijë e 600 doza, të zhvilluara nga AstraZenceca.

COVAX  dhe GAVI kanë bërë publik planin për shpërndarjen e dozave të para të vaksinave kundër koronavirusit për vendet me të ardhura të ulëta dhe të mesme.

Rreth 1.2 milionë doza të AstraZeneca dhe Pfizer pritet të shpërndahen nga plani paraprak. Shqipëria ka parapaguar për këtë program 3.9 milionë euro.

Dorëzimi i vaksinave vlerësohet të fillojë nga fundi i shkurtit, në varësi të kapacitetit prodhues dhe plotësimin e parakushteve thuhet në planin paraprak.

Shumica e sasisë së rezervuar nga shtetet pjesë e programit do të jepen në tremujorin e dytë të vitit, në periudhën prill-qershor.

Pjesë e këtij plani janë edhe vendet e rajonit, ku Mali i Zi pritet të marrë 84 mijë doza, Maqedonia e Veriut 103,200 doza, Kosova 100 mijë e 800 doza dhe Serbia 345,600 doza./Burimi:Monitor